• |
ide | kryesore

Ofendoi konkurrenten në emision, Albi Nako: Ishte e planifikuar

-Instant, F1, Paparazzi



Ditën e djeshme në spektaklin “Just Dance”, mori pjesë një konkurrente 40-vjeçare, për të cilën Albi Nako u shpreh: “Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë.”

Komenti i tij nxiti një debat të ashpër në rrjet dhe komentuesit iu kthyen kundër.

 Albi ka treguar se ai dhe Bela njihen dhe punojnë bashkë.  Ai ka theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar për t’i bërë një promo konkurrentes, e cila në këtë mënyrë është bërë e famshme. “Ramë dakord t’i bëja një promo në këtë lloj forme se vetëm kështu funksionin nëse do të bësh lajm”, tha ai.

“Jam shume i habitur me nje numer reagimesh ne rrjetet sociale ne lidhje me batutat e shkembyera me Belen, sfidanten 40 vjeçare qe njihemi e punojme bashke per me shume se 15 vite. E ndjej te nevojshme te sqaroj se ne nje shoë televiziv gjithçka ndodh, zhvillohet ne marreveshje mes palesh per konsum publik. (Qe dmth, ajo e dinte cfare do i thoja dhe une e dija cfare do me pergjigjej).

Ne punojme bashke si per aktivitete te ndryshme po ashtu dhe ne Akademin time, ku Bela jep lëndën e gjimnastikës dhe rame dakord t’i beja nje promo ne kete lloj forme se vetem keshtu funksionon nëse do të besh lajm. Dhe si pasoje ajo u be e famshme dhe une mora qindra sharje e mallkime mbi kurrizin tim. Nese keto batuta nuk kane tingelluar mire nga pikpamja etike pres mirkuptimin e te gjithe atyre qe me ndjekin duke kerkuar me modesti ndjese publike e duke ju thene qe gjithcka eshte nje loje.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *