• |
ide | kryesore

Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj, pritet të shpërndahen në 7 gjykata

-Instant, Lajme, Të fundit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar sot 23 gjyqtarë të rinj.


Kryesuesi i KGjK-së, Skënder Çoçaj, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.


Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rinjë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.

Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu