• |
ide | kryesore

Përgjimet e Antimafias/ Lubonja: Deklaratë e poshtër ajo e ambasadorit italian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Bucci, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane sa i takon lidhjeve të grupit kriminal të Ndragheta-s me biznesmenë dhe sipërmarrës, ku tregohej se si mund të bëhej biznes në vendin tonë përmes korrupsionit. Në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Lubonja tha Bucci se është në mbështetje të hapur e status quo-së.

“Deklaratë e poshtër e ambasadorit. Është mbështetje e hapur e status quo-së. Në vend që të kërkojë hetime…ai e di shumë mirë se cila është Italia. Nëse ju kujtohet se çfarë thuhet atje në regjistrime. Ata mafiozët thonë: “Është si Italia e viteve 60, ku shteti ishte i hapur”. Ai e di shumë mirë se sa para bën Ndrangheta. Atje ku gjykata është e kapur. Këtu polici ha mish e djathë. Prokurori nuk hap çështjen, që të shoh se kush është ky Niku, se mund t’i kemi rënë në qafë. Se ngre dot kokën ky ambasadori?! Ça janë këto kulla. Janë bashkëfajtorë aty. Ai është bashkëfajtor me këtë deklaratë. Ai i quan këto thashetheme, kur ujkun e kemi përpara. Ambasada italiane dhe drejtësia italiane janë në mospërputhje prej kohësh. Atyre iu shemb stadiumi, nuk thënë një fjalë. U shemb teatri dhe s’foli”, – tha ai.

Lubonja tha se ka një mijë indice që të çojnë tek ideja që në vendin tonë po bëhet pastrim parash të pista.

“Këto përgjime nuk janë fare pa provë dhe për ne. E para është një Niku, që siç kam lexuar unë në media, është një person që ka një kompani, ‘SOL’ që ka marrë 197 tenderë nga pushteti jonë i sotëm. Nga të cilët tani se mbaj mend tamam, 120 më duket ishin pa garë fare. I ka marrë ky. Shifra ishte rreth 18-19 milionë euro. Ku njeri që i del emri atje, ka lidhje konkretisht me Ndragheta. Ai e di se si funksionin pushteti ynë. E di është garant, dhe mund të bëjë sekserin në këtë lojë. Pashë që e shoqja e këtij paska qenë e Lojërave të Fatit, administratore e tyre. Siç e dimë ne që Rama donte t’i hiqte ato dhe s’i hoqi. Pashë një video se si i fliste kjo Fatmir Xhafës, që ishte kryetar i komisionit dhe i fliste me përqeshje. Këto janë detaje të vogla, por që tregojnë se këta janë njerëzit e fuqishëm pas skenës dhe që kanë paratë, dhe kontrollojnë pushtetin në vendin tonë.

T’i lësh këto gjëra pa hetuar fare, s’mund t’i quash perceptime. Rama bëri një OFL për të kontrolluar ca kriminelë që kanë bërë para. Ka një mijë indice që të çojnë tek ideja që këtu po bëhet pastrim parash të pista. Në të gjitha regjistrimet që dëgjova unë, më bëri përshtypje një moment ku flasin këta dhe thonë: “Kanë nevojë për para, se ju kanë ngelur në mes dhe duan ortakë”. Po të shohësh, si janë shitur këto njëra pas tjetrës. Po ti bësh një bilanc Shqipërisë se si prodhon dhe sa ka fuqi që të ndërtosh, mua më del qartë se këto janë pastrim i parave të pista. Provat i kanë ata që japin leje. Ata thonë që i kemi thënë policisë; djathë, mish dërri”, – pohoi Lubonja.

Deklarata e Ambasadorit Bucci

“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë” – tha Bucci. /BalkanWeb



7 Comments

  1. Një realitet që nuk e fsheh dot faktin se ai vërtet mund të jetë babai ideal që kujdeset për fëmijët e vet (dhe duhet thënë që kujdeset goxha mirë, pasi bëjnë një jetë ëndrrash, me vila, shkolla private, pushime jashtë shtetit etj si këto), por është gjithashtu, së paku moralisht, edhe njeriu që ka lënë pa baba të paktën nja tetë fëmijë të tjerë dhe që për të mirat materiale të fëmijëve të vet, në mos ka përgjegjësi, së paku ka heshtur për baballarët e vrarë të këtyre fëmijëve.

    Dhe që vërtet ai mund të shfaqet edhe si bashkëshorti model e besnik, por që në fakt vështirë se mund të thuash se është i tillë, po t’iu referohesh thashethemeve

  2. Racional edhe pa kapele republike, se po te kish vene kapelen, do te ishte gjenial, ose te themi me sakte, gen-hale.

  3. Ambasadori i poshter duhet te provonte “idene” qe ketu po pastrohen para.

    Hetimet kane filluar ne 2017, pra per me shume se tre vjet.
    Cilat leje pallatesh apo gratacielash i jane dhene sipermarresve italiane?
    Lubonja si pergjigjet kesaj pyetje. Lubonja eshte anal-ist i moth. Ai merret me ato qe ai i quan “ide” llafe pazari medemek.

  4. ky i ka thene mendjes ik pirdhu. i jane eresuar syte nga urejtja per Ramen. o Tosi qenke vertet bythqire i keq apo te ka lene Toria targen?

  5. Këto janë analiza kafiqash! Keni harruar të lexoni, ‘ndrinat e Ndranghetës janë të arreshtuar dhe arrestohen përditë.Nëse ka shqiptarë të lakuar nga gojët e mafiozëve, që derrin e bëjnë edhe dajë, ka ndodhur vetëm sepse këta individ kanë në krahinën e Kalabrisë role të rëndësishëm politik, pra president krahinash, kryetar bashkish apo përfaqësues stallash të derrit të egër…! Nëse një zyrtar korruptohet ai është i korruptueshëm edhe me bërxolla fushe…Prandaj ambasadori italian ka dhënë një pergjigje të përkryer…Gjithashtu, këta mafioz nuk e dinë që në vitet ’60 pas kthimit te emigranteve të parë në Itali ishin vitet e industrisë të Ferrarit, të punës të boomit ekonomik, fillimi i konsumizmit global…! Po ashtu edhe ky analisti më mirë ti fusi i tas i grosh se ka akoma rruge per t’ bo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *