• |
ide | kryesore

Përgjimet e antimafies/ “Drejtori i Policisë së Tiranës u korruptua me djathë dhe mish derri”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në dosjen voluminoze të përgjimeve nga antimafia e Katanzaros në Itali, gjendet midis të tjerash edhe një bisedë e përgjuar midis dy trafikantëve që thonë se kanë diskutuar me shefin e policisë së Tiranës, pa e specifikuar emrin.


Dosja që lëshoi 48 urdhër-arreste nga autoritetet italiane, zbulon mënyrën se si në vendin tonë bëhet biznes përmes korrupsionit të nivelit të lartë.


Në bisedë, D’alessandro thotë se foli me “Shefin e Policisë së Tiranës, një zyrtar i lartë dhe një zv/ministër, të cilit i solli dy sopresata, mish derri dhe djathë me ndihmën e Dedonit, i cili dërgoi gjithçka me korrier”.

Në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodeputeti Lorenzo Cesa, gjithashtu i akuzuar nga antimafia si bashkëpunëtor i Ndragheta thotë se në Shqipëri korrupsioni është masiv.

“Bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet. Në mënyrë të qartë, ai (Antonio Gallo) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera. Pa kontakte nuk shkoni askund … duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë“, dëgjohet në njërin prej përgjimeve”, thuhet më tej në përgjime.

3 Comments

  1. O Lapsiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    “Djath e mish derri “- eshte kodi se per djath e mish derri nuk kompromentohen as punetoret tek dogana
    apo ushtari i panjohur.

  2. Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkpuntorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, I njohur në Shqipëri si mik dhe aleat I PD dh emik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga Preisdenti Ilir Meta.

    Një deputet I tij nën hetim rezultn që është shok I Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një kongres I tij në Tiranë. Shkullak botoje dosjen po te jesh Gazetar i vertet,mos shkeput copeza jashte kontekstit dhe shpellkaret e salihut masturbohen

  3. Kjo i bën nder Kryepolicit të Tiranës, se o është i varfër e korruptohet me mish derri, o është miliarder nga trafiqet e drogës dhe atëhere s’besoj se mund të korruptohej me ca mish derri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu