• |
ide | kryesore

Përgjimet e Ndrangheta/ Reagon ambasadori i Italisë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të antimafias së vendit të tij ku përmendet Shqipëria dhe politikanët tanë. Në një reagim në Twitter ai thotë se u takon gjykatësve dhe prokurorëve të bëjnë punën e tyre.

“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.

Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë” – shkruan Bucci. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. ”’ Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. ””

    Mire e ke ti more vlla por nuk e mendon keshtu PDja . Per aq kohe sa PD mund te nxjerri nje perfitim politik nga kjo ngjarje , nuk i plas fare se cilat jane fakte dhe cilat jane fjale.
    Per aq kohe sa ne shqiperi do kete njerez te cilet nuk arrijne te kuptojne diferencen e nje deklarate partiake te bere me ton luftarak , teatral , emocionues, patriotik, virgjeror …. dhe asaj qe eshte e verteta , kjo lloj politike parazgjedhore do funksjonoje .

  2. Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkpuntorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, I njohur në Shqipëri si mik dhe aleat I PD dh emik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga Preisdenti Ilir Meta.

    Një deputet I tij nën hetim rezultn që është shok I Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një kongres I tij në Tiranë.

  3. Një realitet që nuk e fsheh dot faktin se ai vërtet mund të jetë babai ideal që kujdeset për fëmijët e vet (dhe duhet thënë që kujdeset goxha mirë, pasi bëjnë një jetë ëndrrash, me vila, shkolla private, pushime jashtë shtetit etj si këto), por është gjithashtu, së paku moralisht, edhe njeriu që ka lënë pa baba të paktën nja tetë fëmijë të tjerë dhe që për të mirat materiale të fëmijëve të vet, në mos ka përgjegjësi, së paku ka heshtur për baballarët e vrarë të këtyre fëmijëve.

    Dhe që vërtet ai mund të shfaqet edhe si bashkëshorti model e besnik, por që në fakt vështirë se mund të thuash se është i tillë, po t’iu referohesh thashethemeve

  4. Po ça drejtësie re ambasadori.Po ku ka drejtësi këtu re ambasadori.Na bën dhe teorira ki.Atëhere simbas teje të tjerët sduhet të flasin!!!As gazetarët që po përcjellin atë që drejtësia italiane ka thënë me përgjimet!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *