• |
ide | kryesore

Përgjimet italiane/ Tre gafat në mbrojte të propagandës rilindase

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dalja e përgjimeve të antimafias italiane që dëshmonte për përpjekjet e një grupi të Ndraghetës për të depërtuar në Shqipëri përmes lejeve korruptive të ndërtimit apo tenderave ku paguhet 20%, e kanë kapur gafil propagandën e qeverisë. Mbrojtësit e saj që flasin për gjithçka ose kanë ndejtur të heshtur, ose i janë shmangur temës, ose kanë shpikur alibi qesharake. Lapsi.al i ka qëmtuar…

Ku iku Veliaj?

Edhe Rama edhe Veliaj e kanë kyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për skandalin e përgjimeve të antimafias italiane nga frika se po u prononcuan para kohe, dosja ende e pazbardhur mund t’iu hapë problem. Ata kanë refuzuar t’u përgjigjen sot gazetarëve që qëndronin tek hyrja e selisë së PS.

Lexo me tej:

Përgjimet e sekserëve të Ndrangheta-s/ Si të ngrenë kulla dhe të blejnë politikanë në Tiranë

Por nëse kryeministiri është larguar duke belbëzur vetëm “çfarë pyetje keni?- ndaj një kërkese të Muhamed Veliut, Erion Veliaj, si gjithmonë ka ditur të jetë më qesharak. Ai ka vajtur në selinë e PS-së me biçikletë, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë ka zgjedhur derën e pasme. Biçikletën thjeshtë e ka harruar tek dera e PS-së. Dhe sikurse ka publikuar më pas në facebook gazetarja Ambrozia Meta, që gjendej aty, biçikletën e braktisur  është kujtuar ta marrë më pas një punonjës i bashkisë. Gjithsesi deri më tani kryebashkiaku ia ka arritur t’u shpëtojë mikrofonave për skandalin e 20% të lejeve të Ndraghetës.

Si doli “Niku”

Në një shkrim të rimarë nga të gjitha mediat e rilindjes gazetari Carlo Bolino i cili pretendon se ka lexuar të gjithë dosjen 2 mijë faqështe për tre ditë, flet edhe për identitetin e atij që të përgjuarit e përmendin si Niku. “Në përgjime citohet shpesh si mik presidenti i një shoqërie shqiptare me kapital italian (e quajnë Nik, e ka të ngjatë ti referohen Besnik Halili i kompanisë private Sol) që furnizon me oksigjen edhe spitalet. Një biznes që fiton tendera publikë prej vitesh në këtë sektor dhe sigurisht jo për meritë të bandës italiane, e cila, përkundrazi, kërkonte ta shfrytëzonte për të përfituar nga njohjet dhe kontaktet e tij”.

Në fakt e vërteta është pak më ndryshe. Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, e cila u bë gjithandej e njohur pas një konflikti të ashpër me Fatmir Xhafajn në komisionin parlamentar të ligjeve. Sot Sufali është drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Plasin memet: S’trembet Veliaj ia përlan 20 %-shin dhe Ndraghetës

Por përpos lidhjeve familjare, Besnik Halili ka dëshmuar se ka edhe lidhje të forta politike, pa të cilat nuk mund të bësh biznes të fuqishëm në Shqipëri dhe as të fitosh tendera publikë. Nga një hulumtim i shpejtë, rezulton se gjatë viteve të pushtetit të rilindjes “Niku” në total ka përfituar 197 tendera, me vlerë 19.4 milionë euro, nga të cilat, 179 vetëm në shëndetësi, me vlerë 18.6 milionë euro. Nga 197 tendera total, 120 janë me një operator në garë, pra pa garë, me vlerë 13.5 milionë euro. Pra sikurse shihet problemi i “Nikut” nuk është se i ka marrë garat në Shqipëri me ndihmën e ndraghetas, por se nëse ka dashur të depërtojë vërtete tek zyrtarët shqiptarë, ndragheta ka gjetur kanalin e duhur, nje njeri që mer tendera pa gare dhe dihet se ç’merita duhet të kesh për këtë.

Pse kapën Nardin?

E kapur gafil dhe pa përcaktimin e një linje nga Rama dhe Veliaj që fshihen dhe nuk flasin, propogandistët e rilindjes e kanë humbur toruan për të reaguar ndaj përgjimeve të antimafias italiane që tregonin përhapjen e tentakulave të ndragetës edhe në Shqipëri. Kështu sipas një lajmi të botuar gjithandej eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, që del se do ndërhynte pr bizneset e Ndraghetas në Shqipëri, nuk paska lidhje me socialistët…..por me Nard Ndokën. Kjo përpjekje për ta shndërruar një skandal korruptiv në një subjekt qesharak të rrejteve sociale dëshmon për një varfëri ekstreme në mbrojtje.

Një nga kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit rezulton të ketë lidhje me një nga emrat e përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Bëhet fjalë për aleatin e Bashës, Nard Ndoka, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në listat e kandidatëve të PD-së, pas marrëveshjes së arritur me kreun demokrat. Ndoka dhe politikani Italian, Lorenzo Cesa, i cili ka rezultuar në përgjimet e antimafias italiane si i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta”, kanë një miqësi të hershme me njëri-tjetrin, e cila daton disa vite më parë.

Propogandistët e rilindjes “nga një kërkim në rrjetet sociale të Nard Ndokës”, kanë zbuluar se aty “gjendet edhe një foto nga një takim mjaft i përzemërt mes tij dhe Lorenzo Cesa(ne foton siper majtas), që mban datën 27 maj 2014. Miqësinë me politikanin italian të lidhur me “Ndranghetën” e pohon edhe vetë Ndoka teksa shkruan në foton e publikuar: “Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC”.

Por edhe po ta besojmë versionin se Ndaghetan në Tiranë e ka sjellë Nardi a mjafton kjo? se pastaj duhet të puesim: Po “Nikun” e njihte ai? Po 20 % për tendera dhe leje ndërtimi Nard Ndoka pa asnjë pushtet so ti merrte?

Sado tu fshihen pyetjeve apo sado ta shndërrojnë historinë në qesharake rilindasit me sa duket kanë mbetur pa version për përgjimet italiane.©Lapsi.al



18 Comments

  1. Kush ka sy e vesh nuk ka nevoje per sulfer dhe tam tame per ta kuptuar qe politka jone ne pergjithsi por sekti rilindas ne veçanti jane deri ne fyt ne lidhje me mafian . Biles une mendoj se keta nuk kane vetem lidhje me mafien por jane vete mafia . Nuk e di se kush eshte zgjidhja apo dermani por e sigurt eshte se ajo nuk do na vije nga politika por nga revolytat popullore ose nga Zoti .

  2. Ore lapsaxhinj luneda sufali nusja e nikut eshte sekretarja e arben ahmetajt kur punonte tek H Communications .

    Vete luneda picka fetishiste per pleq ka qene ne poste te rendesishme.

    Jane te perfshire fiks sic eshte ne pergjime me ministra me lali kellire ripjellas te tjere dhe ripjellesi me i madhi nvend edi ramuti

    Mediat ne shqiperi jane si gryka e bythes se fuges zyra e shtypit e kryeministrit top channel klan vizion abc report newsrat me rradhe

  3. Ndrageta, kamorra apo Coza Nostra duken si dordolec para mafies Rilindje. Sad[ e fuaishme ka qene
    mafia italiane ne kohe te ndryshme, ajo gjithenje ka qene klandestine,boset e saj jane fshehur, kane
    mbajte nje profil te ulet, kane pase privacione dhe pasiguri per vete e familjet e tyre .
    Mbi te gjitha pushteti i tyre ka qene i kufizuar, mafia nuk mund te te fuste ne burg per 30 mije leke
    nuk mund te te ,prishte shtepine per te siguruar troje per oligarket, nuk kishte popici e eskorte per ti
    mbrojtur nuk kishin imunitet nga drejtesia, nuk kishte media te veta nuk merrte taksa popullit e te
    hardallosej neper mejhanet me luksoze te botes sic ben Rilindja.

  4. ÇOJENI TA DISKUTOJNE “ANALISTET E PAVARUR” TEK FEVZIU SE ATJE E QENDISIN VETE KETE PUNE .
    PO DONI QE NJE KURVLIKU TI VIHET TAPJE LEJANI NE DORE “ANALISTEVE TE PAVARUR” .
    PO JU MOS U MERZISNI O DELE . POR MBI TE GJITHA MOS HARRONI 25 PIDHIN . VIHUNI NE RRJESHT DHE QENDRONI GATI TU . POLITIKA DHE POLITIKANET DUAN PARA DHE BYTHE . JU SKLLEVER KENI QENE DHE PROSTITUTEN DINI TE BENI . HAJT VIHUNI NE RRJESH O KURVA PARTISH .

  5. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Eshte njejta gjë si me shndërrimin e skandalit te “Çështjes Xhafaj”,(Agron Geron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj) ne “Çështjen Babale”,duke e thyer ne nje subjekt qesharak skandalin e Ministrit te Brendeshem F.Xhafaj.
    150 here eshte paditur Ervin Salianji per “Çështjen Xhafaj”,per ta gjunjezuar qe te hiqte dore.
    Gazetari investigativ Artan Hoxha nxorri në Shkurt të 2020-ës një foto të kryeministrit Edi Rama me gangsterin Ardian Çapaj.

  6. Plehra e bandita te paskrupujt.

    Fiton 197 tendera pa gare 95% cfare prisni zoti Rama, ju ka ikur situata e administrates nga duart.

    Keshtu nuk mund te administrohet shteti

    Skandal pas skandali

    Pa u mbyllur mire darka e Dubait del kjo e Ndraghetes, turpi nuk paska limit

    1. Me falni Tr pse ti ke qen gjum? Nje administrate qe vec nga rama drejtohet émerohet… ti mendon se keto behen pa dashur rama????

  7. O TR. Rames nuk i ka ik situata nga duart sic mendon ti, ai eshte autori dhe regjizori i

    kesaj situate, eshte lemshi ku mblidhen fijet .

  8. Po ky krye.k. eshte njesh me banditat dhe kriminelat e vendit ,po te jete burre ta dorzoj tel personal organeve te drejtesise dhe te shikojne Shqiptaret bemat dhe gjemat e ketij flliqesire.Ky komunikon personalisht me vrases , dhe trafikant ne tel ky pa ata do te kishte vajtur me kohe ne gop te s’emes.

  9. Problemi osht qy ,1 milion shuplakat qy votojn ramen edhe veliajn nuk pjerdhin per opinionet fake t opinionistave qy I sherbejn shqupit.

  10. Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkpuntorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, I njohur në Shqipëri si mik dhe aleat I PD dh emik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga Preisdenti Ilir Meta.

    Një deputet I tij nën hetim rezultn që është shok I Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një kongres I tij në Tiranë. Bravo shkullak i bere dhe njehere shpellkaret te masturbohen,kete rralle me goje me njeri tjetrin dhe ne fund i fusin dhe nje supe fals nga ceceni salih qe gezohet kur shikon shpellkaret e tij qe gezohen duke u masturbuar nga cdo shkrim imagjinar te shkullakut,po te jesh burr shkullak botoje dosjen e plote qe shpellkaret ta lexoje vete ate qe prokurori Italian ka shkruar,pastaj hani mutin e salihut si gjithmone

  11. E kane bere kete vend te pajetueshem, mire qe cfare nuk bejne por duan te te bejne per budalla.

    Kur sheh me media gazetare duke bere cmos te shpetojne dhj’erin.
    Nje zhurme dhe kakarisje e tmerrshme, qe te fyejne inteligjencen.
    Mendojne se te gjithe shikuesit jane po aq te ceket sa analistet dhe opinionistet qe relativizojne dhe devijojne ceshtjen:
    qe nga fataliteti qe skemi ca i bejme mafies,
    tek po cpune ka bashkia se ajo vetem leje jep,
    Ardi veliu nuk ha mish derri,
    ka faj PD dhe basha qe mafiozet bejne lek me rilindjen,
    etj etj.

    Pergjimet sa kane filluar te dalin,
    nqs gjallesa nuk i ka dicka ne dore sulltanit komandant te revulucionit sic i pati saje qorri ka per te hengur te gjatin…

  12. Një realitet që nuk e fsheh dot faktin se ai vërtet mund të jetë babai ideal që kujdeset për fëmijët e vet (dhe duhet thënë që kujdeset goxha mirë, pasi bëjnë një jetë ëndrrash, me vila, shkolla private, pushime jashtë shtetit etj si këto), por është gjithashtu, së paku moralisht, edhe njeriu që ka lënë pa baba të paktën nja tetë fëmijë të tjerë dhe që për të mirat materiale të fëmijëve të vet, në mos ka përgjegjësi, së paku ka heshtur për baballarët e vrarë të këtyre fëmijëve.

    Dhe që vërtet ai mund të shfaqet edhe si bashkëshorti model e besnik, por që në fakt vështirë se mund të thuash se është i tillë, po t’iu referohesh thashethemeve

  13. Hetimet kane filluar ne 2017. Cilat jane lejet qe bashkia ka dhene ne favor te kompanive Italiane te lidhura me ndraketistet nen hetim?
    Ka me shume se 2000vjet qe barren e proves e mban akuzuesi, po per Bushatin kjo pak rendesi ka, mjaftojne shashkat.

  14. Nuk me duhet e nuk me intereson se cfar eshte mafia italiane Adam i lumte kur gjen sheshe e ben pershesh .Nuk ka nevoje te degjoje pergjimet e ndragetes , kur ne shqipetaret e shohim per dite veprimet mafiose te qeveritareve tan .Qeveria e rilindjes eshte mafia me e rrezikeshme ne Europe sepse eshte mafie shteterore ,kan ushtri, pollici, parlament, promotori, gjykate ne chart e tyre .Mafiozet italiane nuk kan ushtri , pollici, parlament gjykate ne duart e tyre prandaje Jan shume te vegjel me Mafiozet e rilindjes

  15. 20 % filloi qe diten e para si kryetar Bashkije i Tiranes. Kot lodheni Nuk e rruan fare se cfare thuhet.
    Mire ja ben deleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *