• |
ide | kryesore

Përplasen 2 makina në Vlorë, humb jetën efektivi i policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në Vlorë ku për pasojë ka ndërruar jetë një efektiv policie. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike ku janë përplasur një automjet BMW dhe një Benz.

Viktima është Nuri Malaj, 50 vjeç i cili drejtonte makinën Benz. Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.

Paraprakisht raportohet se shkaktar i aksidentit ka qene drejtuesi i BMW, i cili ka dalë në krah të kundërt duke u përplasur me makinën e policit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *