• |
ide | kryesore

Priten sërish reshje intensive, IGJEUM tregon zonat e rrezikuara nga përmbytjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se dita e sotme dhe ajo e nesërmja do sjellin reshje intensive dhe do vendosin në rrezik përmbytje disa zona.

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt. 25 dhe nesër dt. 26 Janar 2021, si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël. Në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike si dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) priten reshje intensive në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, sot dhe nesër, reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 10 °C
në vendet e ulëta: 6 / 9 °C
në vendet malore: 0 / 2 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *