• |
ide | kryesore

Qeveria ndërhyn në Komitetin olimpik, IOC përjashton Italinë nga Olimpiada

-Instant, Sport



Italia po shkon drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike: ky është vendimi i IOC që do të zyrtarizohet të mërkurën në 17:30. Pa një dekret ligj brenda 24 orëve që zgjidh çështjen e autonomisë së Komitetit Olimpik italian (Coni) , figura turpëruese do të jetë globale. Atletë si Federica Pellegrini ose Gregoria Paltrinieiri, vetëm sa për të përmendur dy, mund të garojnë si atletë të pavarur pa flamur dhe himn, siç ndodhi me Bjellorusinë e Lukashenkos dhe Rusinë e skandaleve të dopingut.

Një figurë e shëmtuar botërore edhe në këndvështrimin e Milan-Cortina 2026 e që nënkupton gjithashtu pezullimin e fondeve të IOC për Italinë. Me pak fjalë, një situatë shumë delikate që vetëm qeveria mund ta zhbllokojë in-extremis sepse në Lozanë kanë gjithçka gati për të ratifikuar përjashtimin e Italisë nga Lojërat Olimpike të ardhshme. Një rast i pashembullt politik duke pasur parasysh se dekreti për t’i dhënë autonominë Coni-t është gati, por nuk është miratuar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *