• |
ide | kryesore

Rrahu gruan me lopatë për xhelozi, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar shqiptar është lënë në arrest shtëpie pas padisë që paraqiti ish-gruaja e tij në Rimini të Italisë. Ajo e denoncoi pasi përballej vazhdimisht me ngacmime, ofendime dhe kërcënime. Të gjitha këto kanë ndodhur që prej vitit 2010-2020, ndërsa në disa raste ka pasur dhunë fizike.

Që në vitet e para të martesës, kishte filluar të sulmonte gruan për shkaqe xhelozie. Ajo vendosi të largohej nga shtëpia, së bashku me djalin e vogël. Por edhe pas ndarjes në vitin 2017, vijuan sjelljet e tij të dhunshme.

Mediat italiane shkruajnë se në vitin 2019, gruaja iu nënshtrua insistimit të burrit për t’u kthyer për të jetuar së bashku, por abuzimi përfundoi edhe në goditjen me lopatë në prani të djalit të saj më të vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *