• |
ide | kryesore

Sherr në Fier/ 19-vjeçari lë me dëme në kokë të miturin, arrestohet nga Policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 19-vjeçar në Strum të Roskovecit është arrestuar pasi ka goditur një të mitur 13-vjeçar me sende të forta në kokë.

I mituri ndodhet në spital, teksa mësohet se dy të rinjtë u konfliktuan për motive të dobëta.

Tashmë autori E.R, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *