• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Përgjimet e mafiozëve dhe raportet ndërkombëtare për pastrimin e parave në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Bisedat e përgjuara të italianëve të lidhur me organizatën mafioze Ndrangheta po relativizohen si fjalë boshe, shpikje apo çudira të disa mashtruesve ordinerë, të cilët kanë pasur halucinacione për investimet që mund të kryenin në vendin tonë. Rasti më i konkret i tentativës për ta minimizuar skandalin, janë deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velija, i atakuar direkt për kontaktet me këta persona. Velija i quajti “çudira” dhe “dëshira” bisedat e mafiozëve, pasi sipas tij, investimet nuk kanë ndodhur, ndërsa “dëshirat” nuk mund të ndalohen.

“Me 100 mijë euro kap kë të duash në Shqipëri, korrupsioni atje është total”, edhe një eurodeputet në përgjimet e “Ndraghetas”

Përtej faktit se ka një investigim, që ka zgjatur disa vite nga prokurorët e Antimafias, përtej faktit që hetimet konkluduan me arrestimin e 50 personave të përfshirë në skemën e pastrimit të parave, për të kuptuar sa serioze qenë planet e Ndrangheta-s për të pastruar paratë në Shqipëri, ia vlen të bëhet një krahasim me disa zëra të besueshëm të kësaj teme, siç janë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe raporti i Moneyval, përkundrejt përgjimeve të Antimafias.

https://lapsi.al/2021/01/24/pergjimet-kush-eshte-niku-dhe-cilat-jane-lidhjet-e-tij-me-kreret-e-rilindjes/

 

Çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit për pastrimin e parave në Shqipëri

Në raportin e vitit 2017 për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve, SHBA e futi Shqipërinë në listën e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave në botë. Që atëherë vendi nuk ka dalë nga kjo listë.

Në raportin më të fundit, atë të vitit 2020, terreni për pastrimin e parave në vendin tonë përshkruhet në këtë formë: “Qeveria shqiptare bëri pak progress në parandalimin e pastrimit të parave dhe të krimit ekonomik gjatë vitit 2019. Shqipëria mbetet vulnerabël përkundrejt fenomenit të pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta”

Për më tepër, raporti i DASH, vazhdon: Trafiku i narkotikëve dhe marrëveshjet e paligjshme të biznesit të bandave të krimit të organizuar janë burimet kryesore të parave të pista. Afërsia e Shqipërisë me Europën dhe zgjerimi i krimit të organizuar shqiptar në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut e bëjnë atë të dobët përballë pastrimit të parave. Investimi në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit janë disa nga mënyrat më të përhapura të fshehjes së produkteve të pista.

Përgjimet italiane/ Tre gafat në mbrojte të propagandës rilindase

Çfarë raportoi Moneyval për pastrimin e parave

Mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave e futi Shqipërinë në vitin 2018 në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave (raporti i klasifikon vendet me potencial të lartë të pastrimit të parave në listë të zezë dhe gri).

Vendi i nënshtrohet një monitorimi të zgjeruar nga ana e Moneyval për shkak të dobësive që u konstatuan ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit. Në raportin e vitit 2018 thuhej se “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale”. Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave, sipas raportit që u publikua në dhjetor 2018.

Nuk ndalen kullat në Tiranë, Erion Veliaj pesëfishon sipërfaqen e dhënë për leje ndërtimi

Si e përshkruajnë Shqipërinë italianët e Ndrangheta

Përtej gjuhës zyrtare të hartuar nga ekspertët e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe funksionarët e Moneyval, përshkrimi i italianëve të Ndrangheta-s për vendin tonë është ai i një panorame të ngjashme me ato që përshkruajnë institucionet ndërkombëtare.

“Rrjeti i krimit të organizuar” që përmend DASH, është Ndrangheta, “pasuritë e patundshme” janë kullat në qendër të Tiranës, ndërsa marrëveshjet me bizneset, janë ato të furnizimit me cemento apo lëndë ndërtimi për rrugët.

Ryshfeti nuk ndryshon as për Ndragheta/ 20% iu kërkua italianëve për kullat në Tiranë 

Në bisedat e përgjuara, Antonio Gallo dhe miqtë e tij e përshkruajnë Shqipërinë si Kalabria e viteve 60. Mjafton të kesh lidhje me vetëm një ministër, thonë ato, për të përfituar tendera. Gallo dhe bashkëpuntorët e tij flasin edhe për mundësitë që u jepet në investimet në kullat shumëkatëshe, në tendera etj. Duke folur për situatën në Tiranë, Antonio Galo u shpjegon bashkëpuntorëve të tij që në Tiranë ka një problem “janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qëndër… e banka nuk i financon më…. e nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion”.

Gallo më tej në një bisedë tjetër e krahason vendin tonë me Kalabrinë e viteve ’60, periudhë që përkon me lulëzimin e klaneve mafioze atje për shkak të problemeve me korrupsionin e pushtetarëve. “Në Shqipëri funksionon si Kalabria e viteve ’60, po gjete kanalin e duhur bën para, ndryshe rrezikon ta fusin e atje ta fusin të gjithë. Atje nuk ka drejtësi e kur i hedh në gjyq… sidoqoftë duhet të kesh kujdes dhe duhen verifikuar kontaktet që ata kanë, nëse janë të vërteta o jo”.



9 Comments

  1. Këtu janë duke bërë pastrim parash me lejet e ndërtimit, dhe e dine të gjthë, që nga Tiret e sanatariumeve e deri tek ambasadorët shumëfytyrësh.

    Të gjithë e dinë që jetesa këto vitet e fundit është shtrejntuar, rrogat kanë ngelur në vënd, remitancat në minimum, emigrim masiv të shtresës së mesme, fuqia blerëse dhe konsumatore ka rënë. Dhe ajo çfarë ka stonuar këtu është ky bum pallatesh dhe kullash që Shqiptarët nuk i blejne dot (pa marrë në konsideratë dëmin urbanistik për vendodhjen dhe shkatërrimin e hapsirave të gjelbërta).
    Ky bum rifilloi me G99 në bashki pas një pauze 4 vjeçare.
    Dhe këtë lum betonieresh mund ta shihje në kohën që bashkia drejtohej nga Rama.

    Problemi është se tani ekziston mundësia që të bëhet një hetim të pavarur dhe të çojë para drejtësisë zyrtarë të niveleve të larta.

    PS duhet të vendosi, ose ta varrosi përfundimisht reformën në drejtësi dhe të shpëtojë kryetarin e bashkisë ose të distancohet nga Erioni dhe të kërkojë një pasardhës tjetër.

    1. Po eshte vampiri Rama mbas gjithe ndertimeve te reja, vetem ai qe perdor veglen Veliaj dhe ky I fundit komisionin urb bashkiak.

  2. Oooooo bodrumaxhinjte e sufllaqeve filloni dhe komentoni se po ja u akuzojne Dylber pallanxhon per pastrim parash,shpejt nxitoni se vajti vone.

  3. Tashmë ajo që dihet, është fakti se prokuroria italiane, hetimin e grupit mafioz të Ndraghetës që ka lidhje me Shqipërinë, e ka filluar që në vitin 2016 (viti i famshëm i kanabizimit të gjithë Shqipërisë), e ka intensifikuar gjatë vitit 2017 dhe arrestimet janë kryer në janar të këtij viti.
    Ato që dihen nga shqiptarët e mund ti shohë çdokush me sy të lirë, janë ndërtimet shumëkatëshe në qendër të Tiranës që rifilluan pak kohë pasi kryetar i bashkisë erdhi Veliaj që kishte deklaruar zero ndërtime në fushatën elektorale.
    Po kësaj kohe i përket edhe skandali i shkatërimit të Teatrit kombëtar .
    Janë dy ish ministra të mbrendshëm të qeverisë Rama që u detyruan të japin dorheqjen pasi u zbuluan lidhjet e tyre “familjare” me grupet mafioze të trafikut të drogës.
    Po dëgjoja mbrëmë deklarimet e treshes “rilindase” me Sokol Ballën , se nuk ka sepse opozita të meret me këtë skandalin e fundit, pasi kjo është detyrë e “drejtësisë së reformuar”.
    Në të njejtën valë me Sokolin ishin edhe dy të përhershmit e emisionit të tij, Minxhozi e Vasjari.
    Sokoli hodhi idenë se ky skandal po zmadhohet nga opozita për qëllime të fushatës zgjedhore e bile edhe duke lënë shteg për dyshimin se është opozita shqiptare ajo që ka gisht në nxitjen e prokurorisë italiane për fushatë elektoral në Shqipëri.
    “Fillosofi” jurist Vasjari, ishte shumë i shqetësuar që opozita po “e përdorte” këtë skandal për akuza politike.
    Sipas tij opozita duhet të heshtë e të presë se çfarë do të bëjë SPAK-u.
    Pra shqiptarët duhet të presin që SPAK të arrestojë banditët që kanë vdekur, për të arritur tek krerët e bandave.

  4. Normalisht qe pritej shume kulla te larta ne Tirane. Mafia shqipetare mund te bej ndonje pallat deri 12 kate aq e ka takatin. Sikur rindertimi i shtepive te demtuara nga termeti te ecte me te njejten shpejtesi qe behen kullat ne Tirane do ishte fantastike .Mos harrojme premtimin e Lali Sdromsit *0 kulla ne Tirane*. Bravo Lali Sdromsi kur ishte Rama ne bashki kerkonte nje kat per cdo pallat qe do ndertohej kurse Lali i merr 20% Ndraghetes. Cfare artisti lum ajo nene qe e ka.

  5. Veliaj nuk ka nevoje te ekspozohet e te kete lidhje direkt me Ndragheten e Kalabrise apo Mafien e Sicilise, atij i duhet thjesht te jap leje ndertimi ndertuesve shqipetar dhe jane keta qe gjejne financime kriminale.

    Fakti qe ne Tirane jene dhene ne nje vit 863 leje ndertimi kur popullsia po emigron ne 480.000 vete ne 7 vjet tregon qe nuk ka nevoje per kete bum ndertimesh por thjesht eurot e krimit behen tulla e beton.

    Kaq i duhet SPAKUT prej leshi te investigoje.

  6. Nese te gjitha ngjarjet i ve sipas kronologjise se tyre , nuk habitem qe e gjithe kjo histori me kamorra e ndrangeta ka te beje sidomos me prishjen dhe ndertimin e teatrit te ri . Jo me kot ne biseda permenden lejfeni , i gjati ine , ministri i puneve publike( ezmeri i gjirokastres), por edhe presidenti dhe keshilltari i tij . A nuk ishin po keta qe e bene te gjithe ate loje ? Te gjithe jane zene gafil dhe tani flasin perçatr dhe nuk dine se justifikim te perdorin por vetem duan te dalin te lare duke ja ngecur “dopio gjashten” njeri-tjetrit . Por edhe kjo hile nuk po ju ze vend , sepse keta te sektit mavi jane shytur aq keq ne llum saqe nuk ka vinç qe ti ngreje . Keta e kane zhytur ne llum dhe
    ekane balltosur kete vend aq keq saqe nuk ka uje oqeani qe ta laje . Edhe pse thone se e keqja nuk ka fund une mendoj se ti o i gjati ine arrite kulmin e te keqijave per kete popull . Pangopsia jote dhe ligesia jote nuk paska te perfunduar . Largimi yt eshte domosdoshmeri por jo zgjidhja perfundimtare .

  7. TANI QE PO E LEXOJ PO E VE NE DYSHIM EDHE UNE , SEPSE SHIFRA PREJ 180 MILION EURO ESHT POTHUAJSE SHIFRA QE JU NEVOJITEJ PER NDERIMIN E PALLATEVE DHE TE TEATRIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *