• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Luan Daci, prokurori nuk ishte gati për konkluzionet

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore për ish anëtarin e KPA Luan Daci është shtyrë për në datën 5 shkurt. Seanca është shtyrë për shkak se prokurori nuk ka qenë gati për të dhënë konkluzionet në lidhje me çështjen  e Dacit.

Daci kërkon pafajësinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për veprën penale falsifikim dokumentesh. Ai u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërkohë, avokatët e tij kanë bërë mbrojtje dhe kanë paraqitur argumentet, duke theksuar se nuk ka vepër penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *