• |
ide | kryesore

Steve Harvey: Michael B.Jordan djalë i mirë, të ketë kujdes me vajzën time

-Instant, Paparazzi, Slider



Michael B. Jordan mund të jetë burri më seksi për 2020-ën, por jo në sytë e vjehrrit të tij a.k.a  komediani dhe aktori Steve Harvey.

Lori Harvey, është vajza e komedianit është prej kohësh në një marrëdhënie me Jordan, por vetëm pak ditë më parë zgjodhën ta bëjnë publike përmes disa postimesh në Instagram. Meqë Michael është zyrtarisht pjesë e familjes, të gjithë janë kureshtarë për mendimin e aktorit rreth partnerit të vajzës.

“Po e vëzhgoj! Nuk është se nuk më pëlqen, më pëlqen në fakt, por siç ja kam thënë të gjithëve: Unë mund të të pëlqej, mund edhe ta aprovoj marrëdhënien tuaj, por mos harro që kam një vend në zemër sa gishti i madh i dorës të mbushur me urrejtje për ty. Vetëm në rast se do të më duhet ndonjëherë.” – u shpreh me shaka 64-vjeçari.

Pavarësisht kësaj, Steve pranoi se Michael është “djalë i mirë”, por gjithsesi s’e ndryshon faktin që nëse i lëndon të bijën, gjërat ndryshojnë. “Ah dhe që të jemi të qartë. Ti nuk je burri më seksi në botë. Të paktën për mua jo!”- përfundoi komediani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *