• |
ide | kryesore

Video/ Teuta e Partizani nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit: Asani e Krasniqi bëjnë Vllazninë të buzëqeshë

-Instant, F1, Sport, Video



Sfida për ndjekësen e Vllaznisë merr akoma kohë, sepse Teuta e Partizani nuk arrijnë ti bëjnë dëme njëri-tjetrit e as të superohen, për të përfituar nga ndalesa e papritur e shkodranëve një ditë më parë në shtëpi me Kastriotin. Kështu, nuk ka asnjë anti-Vllazni për momentin, por janë dy, pikërisht dy formacionet që u sfiduan në Niko Dovana e janë 9 pikë larg kreut.

Daja e Martini kërkonin vazhdimësinë, por gjetën vetëm vazhdimin e rezultateve pozitive, nëse mund të quhet kështu barazimi që shkoi plotësisht në favor të kuqebluve. Teuta e nis vrullshëm për të vënë diktatin në fushë, por harroi se kundërshtari nuk ishte i zakonshëm dhe e pa veten në disavantazh që në minutën e 8. Asani ndëshkoi durrsakët duke i dhënë avantazhin Partizanit, që e nisi takimin me mentalitetin e duhur.

Teuta e kërkoi dhe e gjeti barazimin që në pjesën e parë, pavarësisht se të kuqtë u munduan të mbroheshin e të kundërsulmonin. Nuk bënë dot as njërën e as tjetrën, por panë Krasniqin ti shënonte në minutën e 37, duke i cuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër të plotë. Pjesa e dytë ka vetëm një sens, të paktë deri kur kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë. Teuta sulmoi me kokën ulur në kërkim të përmbysjes, por nuk ia doli megjithë tentativat e Kuros (50), Vilës (60) e_Bregut (70).

Dhjetë minuta nga fundi Murataj lë Partizanin me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë, por pikërisht atëherë të kuqtë rrezikuan të fitonin ndeshjen me dy tentativa të Cinarit e Bitrit që frikësuan Martinin. E megjithatë vetëm 1-1 dhe 27 pikë për të dy skuadrat, që ndjejnë pranë edhe ardhjen e Lacit tre pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *