• |
ide | kryesore

Berat/ Dyshohet se është autori i disa vjedhjeve në qytet, arrestohet 19-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 19 vjeç i shpallur në kërkim është arrestuar sot nga policia. I riu dyshohet se ka kryer disa vjedhje. Sipas policisë, vjedhjet në qytetin e Beratit 19-vjeçari me iniciale E.L i ka kryer në bashkëpunim me vëllain e tij, i cili është ndaluar tre herë të tjera nga policia, shtetasin me iniciale R.L. 19 vjeçari dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një laptop në datën 3 janar 2021 në fshatin Moravë. Në datën 22 janar 2021 dyshohet se ka vjedhur një televizor, një hard disk dhe një sharrë në fshatin Orizaj.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *