• |
ide | kryesore

Dritan Dajti shtrohet në spital, masa të rrepta sigurie në QSUT

Arkiva, Lajme, Të fundit



Burime për Top Channel bëjnë me dije se Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e 4 policëve në burgun e Peqinit është transportuar për trajtim mjekësor në spitalin Nënë Tereza. në Tiranë

Nuk bëhet e ditur se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur Dajti por ndërkohë në spitalin Nënë Tereza janë marrë masa të rrepta sigurie.

Kujtojmë se herën e fundit që Dajti u soll në Tiranë për vizitë në një klinikë private, u pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje.

Kujtojmë se Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, atij iu ul dënimi në 25 vjet burg.

I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 Dajti ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Në dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm./tch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *