• |
ide | kryesore

Grabitet me armë farmacia mes të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një farmaci është grabitur me armë para pak çastesh në qendër të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Sami Frashëri”.

Një person i armatosur ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

​Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *