• |
ide | kryesore

Marina Fara nis muajin e mjaltit me partnerin pas zyrtarizimit të lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Vajza e vetme e Eli Farës, Marina, vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë me historitë e saj të dashurisë.
Kësaj here, ajo na ka prezantuar vetë me partnerin e saj të zemrës, duke ndarë më herët një foto me të në Instagram.

Megjithëse nuk e ka treguar emrin, Marina ka bërë publike fytyrën e djalit që i ka vjedhur zemrën.
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se mashkulli në fjalë quhet Alis dhe është një biznesmen nga Shkodra.

Madje, çifti ka planifikuar dasmën e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër.
Sipas të njëjtave burime, çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis.
Tashmë, “nusja e re” dhe dhëndri po shijojnë muajin e parë të mjaltit (jo atë të vërtetin pas dasmës) dhe kanë udhëtuar drejt Dubait.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *