• |
ide | kryesore

Mbolli kanabis në disa parcela në Tragjas, arrestohet 54 vjeçari nga Tirana

-Instant, Lajme, Të fundit



Në kuadër të operacionit të koduar “Tragjasi”, është arrestuar një tjetër person për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Mësohet se në pranga është vënë 54-vjeçari T. T., banues në Tiranë. 54-vjeçari, në bashkëpunim me personat e tjerë kanë kultivuar kanabis në disa parcela, në fshatin Tragjas.

Gjashtë muaj më parë, lidhur me këtë çështje u vunë në pranga dy qytetarë dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *