• |
ide | kryesore

Meta ngre alarmin për Covid 19: Pandemia nuk ndalet me propagandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për situatën e koronavirusit ne vend. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit i është referuar të dhënave të publikuara nga “Zëri i Amerikës”, sipas së cilave numri i të prekurve me koronavirus pas javës së dytë të dhjetorit është rritur.

Meta shkruan se për një mirëmenaxhim të pandemisë duhet të ishte krijuar një plan i qartë për përmirësim të kushteve në spitale. Ai shton se koronavirusi nuk ndalet me propagandë.

“Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës”, shkruan Meta.



3 Comments

  1. shyqyr qe u kujtove se ka pandemi se deri tani gruja jote u thoshte njerezve eshte grip i zakonshem, mos vini maska. famile varikarsash marapaz e hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *