• |
ide | kryesore

Olsi Rama provokon Tiranën, pasi i mori Hasanin: “Shpresoj të përsërisim fitoren me të në fushë”

-Instant, Sport



Ferhan Hasani është prezantuar sot tek Partizani me shumë zhurmë, që është e kuptueshme duke parë CV e lojtarit. Fantazisti vjen tek të kuqtë me një eksperiencë të madhe, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Brondby, Wolfsburg, Shkëndijën, pa harruar Helsinkin: Është një lojtar që nuk ka nevojë për shumë prezantim. Është fat për ne që e sjellim në një merkato si e janarit. Kisha krijuar një raport personal që vitin e kaluar. Ishim dakord se vjet nuk ishte momenti i duhur për një ofertë”, ka thënë në konferencën për shtyp drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

E megjithëse tenton të shmangë keqkuptimet me Tiranën në lidhje më një ndërhyrje të klubit në tratativat e bardhebluve me Hasanin, Rama ka thumbuar 25 herë kampionët për humbjen në derbi dhe zgjedhjen e lojtarit për tu veshur i kuq: “Nuk ia morëm Tiranës Hasanin, ai erdhi tek ne. Kur ata po bisedonin ne nuk ndërhymë. Ishte zgjedhja e tij për të ardhur tek Partizani. Ishte shumë i natyrshëm dhe i thjeshtë bisedimi me të. Shpresoj të përsërisim fitoren në derbi me Hasanin në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *