• |
ide | kryesore

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave i mohon kandidimin Albin Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) në Kosovë, ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Lexo më tej: Kulisat/ Pse po pengohet Albin Kurti të kandidojë për deputet 

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Kurse, sipas PZAP, lista e LVV-së në përjashtim me kandidatët e përmendur me lartë mund të certifikohet.

“Pranohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, NDRYSHOHET vendimi Nr. 244-2021 i datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, dhe vendoset si në vijim: Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, Certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, PZAP thotë se kandidatët e cekur më lartë nuk mund të zëvendësohen me kandidatë tjerë.



2 Comments

  1. normale. te vetmin politikan shqiptar te hajrit dhe qe nuk shitet nuk e len matrapazet e pazarxhinjt te bej politik per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *