• |
ide | kryesore

Pas 3 vitesh mungesë, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin e parë pas tre vitesh mungesë duke hedhur poshtë kërkesën e disa gjyqtarëve që i kishin kërkuar të shprehej për një nen të kodit të procedurës penale për rishikimin e vendimeve të dënimeve në mungesë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016.

Seanca u zhvillua pa praninë e palëve, por vetëm mbi bazë dokumentesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *