• |
ide | kryesore

Pastrimi i parave të pista/ Ku bllofon kryeministri?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas skandalit të përgjimeve të Ndraghetës italiane, që kërkonte të ndërtonte tre kulla në qendër të Tiranës, duke rritur dyshimet se industria e ndërtimit në Shqipëri shërben për pastrimin e parave të pista, kryeministri Rama është përpjekur të bëjë alibinë e kësaj teze. Gjatë një konference shtypi në selinë e kryeministrisë, Rama e relativizoi problemin e pastrimit të parave duke thënë se nuk ekziston asnjë vend në glob që nuk ndeshet me këtë lloj kriminaliteti, këmbënguli se në Shqipëri ka filtra të fortë kontrolli për emigrantët që dërgojnë para dhe për ata që blejnë apartamente dhe së fundi tha se qeveria shqiptare është e gatshme të financojë këdo që do të investigojë në këtë drejtim: “Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardhur se do na ndihmojë edhe ne“, tha ai gjatë konferencës për shtyp.

Por në fakt hetimet e studimet janë bërë dhe ato konfirmojnë krejt të kundërtën e atyre që thotë Rama.

Sipas një raporti të gushtit 2020, “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, nga  “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, rezultatet janë shumë negative. Aty theksohet se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

Skandali me ndërtimet/ Në Tiranë u pastruan 1.6 miliardë euro në 3 vjet

Por ky nuk është raporti i vetëm që kundërshton versionin e qeverisë shqiptare.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në  “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

Shqipëria futet sërish në “listën gri” të pastrimit të parave

Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019 shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo  perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.

Nisur nga këto parametra tejet shqetësues për një vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikoi haptazi planet e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale në korrik të vitit që shkoi.

Ne përsërisim këshillën tonë kundër një amnistie fiskale për shkak se ajo mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave. Para se të ndërmerret një hap i tillë duhet të ketë sisteme efikase për të dalluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion”, tha FMN në deklaratë.

Pra janë arbitra të barazlarguar nga beteja e këtushme politike që e hedhin poshtë relativizimin që u mundua t’i bëjë Rama kësaj çështjeje duke thënë: “A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera. Dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj vazhdimisht me institucionet përkatëse”.

Po ashtu edhe argumenti për filtrat e fortë që u qenkan vënë kompanive të ndërtimit nuk qëndron, për sa kohë studimet tregojë se mbi 60% e ndërtimeve në Tiranë ngrihen me para të pista.

©Lapsi.al



17 Comments

    1. E c’a pastaj? Kete e tha edhe Rama.
      Pse, si u ndertua New Yorku? Dhe shume te tjere ne ShBA?
      Ne qe rrime ketu, me I Paemer, dhe me Emer, jemi te gjithe te pabuksa dhe te papunsa.
      E dini sa droge po hyn ne Shqiperi tani qe ju po lexoni?
      Shikoni bosat me makina luksoze. Pa pune. Ku i gjeten paret?
      I kane blere ne kohe te Rames.
      Prandaj do votojne Ramen.
      Ju qe rrini tek blloku jeni bythgrisurit, qe me nje kafe shtyni tre ore.
      Pa dilni pak ne lokalet rreth liqenit, rreth TEG-ut. Aty ku behen pazare.
      Para te pista. Jan te zote.
      Ty ta mban bytha? Jo.
      Rri e shkruaj ketu. Dhe qaj hallin Bashes…

      1. O pallosh!
        Nuk i qahet halli Bashes( se ai i ka zgjidh hallet e veta!)
        Po i “qahet” halli vendit! Te ardhmes!
        I qahet halli femijve te mi qe mos te rriten me shembuj si ky komenti yt idiot!

        1. Nese femijet e tu jane te paditur (injorante) si ti, sigurisht duhet te rrish duke qare, jo vetem hallin.
          Se je me parrullen, bare hame dhe parimet nuk i shkelim.
          Je me ata qe do ta mbajne rinine ketu, sepse do ti gjejne pune ketu.
          Ka pune plote.
          Ndersa une nuk e rruaj per patriotizem pa buke ne bark.
          Dhe keshtu i edukova dhe femijet, te cilet sot jane te kerkuar ne tregun e punes ne Europe nga kompany prestigjoze.
          Rri aty pas android-it dhe mendo per te ardhmen e vendit.
          Sepse ketej me ke mua.

          1. Ti me emer je nga kategoria e reezikshme e injoranteve me shkoll e arroganteve;kujto se ke ber ndonj gje te jashtezakonshme se femijet para se te behen per shkoll ose per pune pa shkoll ketu do rriten. Nuk ka te bej me patriotizem qe vendit ti kerkohet te plotesoj kerkesat apo standarte per te ardhmen; as zgjidhje nuk esht emigracioni i gjith popullit thu ti? I paske femijet duke kerku pun ne eu edhe???? Dmth jan te zgjuar??? Si shum qe paten mundesi mbaruan shkolla ose jo dhe heqin zi edhe atje pasi nuk kan drejt pune se nuk jan ne Komunitet eu psh se vendi nuk perparon

          2. Meqe je ketej verdall a i mbylle delet ne stan???
            Se dhe per bari nuk mendoj se ben!

  1. Ky pallosh nuk po bllofon por eshte shume i vertete . Vetem ketu dhe ne rastet ku hyne paraja palloshi eshte vetvetja .

  2. Sipas Rames dhe rilincave fajin e ka PD (dhe ato 3 gazetare me portalet e tyre qe nuk i kane blere ende) qe mafiozet i kan hundet e bllokuara dhe nuk e ndjejne eren e ligjit dhe shtetit qe kundermon prej 7 vitesh dhe pastrojne parat e krimit dhe droges me lejet e ndertimit qe lesho Velina e bashkise.
    Dhe fale Spakut, prokurorise, policise dhe gjithe aparateve shteterore mafiozet deshtuan se arriten te hapin vetem nje dyqan 18mil€ rrobash te perdorura.

    Me kete bilanc te shkelqyer 8 vjecar si perfundim Shqiptaret duhet ti japin ate qe kerkojne:
    Te tretin, jo mandatin por ate tjetrin…

  3. Delirant ,pallosh ,pallanxho narcizist ,mashtrues ,tradhetar ,pis hale ,putane ect ect ja ky eshte krye.k.i larameneve.

  4. O i gjati ine a nuk i ke bere ndonje here pyetje vetes pse “bemat” e tua jane bere aq shume dhe aq te shpeshta saqe nuk i le kohe “bema bemes” ? Ti vazhdon te akuzosh kedo , per ty te gjithe te tjeret jane fajtor por vetem ti qe je strumbullari i te gjitha te keqijave nuk ke asnjehere faj ? Dil para pasqyres o i gjati ine , dil dhe shikohu , ajo nuk te genjen kurre .
    Ne po na vjedh dhe po na varferon ndersa xhepat e tu po i”shendosh” dita dites . Na premtove qiellin e shtate por ate e kishe per vete ndersa per ne skamjen , na premtove parajsen por na solle ferrin ne toke . Premtove drejtesi dhe na solle padrejtesine me te madhe qe ka pare ky vend , premtove luft ndaj krimit ndersa ne realitet krimin e bere aleatin tend me te mire , premtove arsim por ne realitet drejtimin ja dhe injorances , na genjen sa here qe ti kapesh gafil duke pastruar veten dhe duke akuzuar te tjere . Mire nga populli nuk ke frike , po as nga i madhi Zot nuk ke ? me thuaj çfare do ti thuash dhe si do te justifikohesh kur ti dalesh perballe ne diten e gjykimit ? Apo mos valle mendon se edhe Ate mund ta genjesh siç na genjeve po na genjen ne ? Je bere per tu meshiruar o i gjati ine .

  5. Nese doni qe nje skandal te mbyllet lejani ne dore analisteve me pagese dhe gjobvenesave te drejtesise .
    Mos i degjoni me ose me sakt ato qe thone merjani se prapthi per te kuptuar realitetin e vertet .

  6. DHE PASTAJ THONE PSE NA VJEDHIN DHE NA MASHTROJNE KAQ HASHIQARE . NE DUAM VET TE NA VJEDHIN DHE TE NA MASHTROSJNE SEPSE KY GEN PISASH JEMI .
    MOS HARRONI 25 PIDHIN . PARTIA JU DO NE RRJESHT QE NE OREN 7 TE MENGJESIT O KURVA PARTISH .

  7. vari karin, pse beni si te dal nga veza. shqiperia qe pas renies se enverizmit, ka qen lavatrice e parave te pista, pavarsisht kush ka qen ne pushtet. te gjith me pes lek jan bler, se aq u ben lekura pseudopolitikaneve tan. njeri me mut se tjetri, vec per vendin skan menduar kurre.

  8. Ky ka hallin se si kryetar i mafiozeve shqiptar nuk do qe te hyjne ata te ndraghetas ti marri tregun.

    Pune konkurrence hajdutesh

  9. Përfundimisht, ndërsa sot opozita fajëson pa prova qeverinë si e lidhur me krimin, qeveria e djeshme i priste në zyrë dhe u jepte kontrata të majme përfaqësuesve të Ndraghettas.

    Personat dhe subjektet kyç në këtë aferë janë pesë.

    1. Lorenzo Casa. Eurodeputet. I arrestuar për lidhje mafioze, i dënuar për korrupsion për favorizimin e ANAS në një tender.

    2. Giovan Battista Papello. CEO i ANAS. I dënuar për korrupsion dhe mashtrim financiar. I përfolur për lidhje mafioze. I pritur me nderimet më të mëdha në zyrën e Berishës në vitin 2006.

    3. ANAS. Kompania e provuar për korrupsion dhe lidhje mafioze, të cilës iu dhanë korridoret kryesore të rrugëve në Shqipëri.

    4. Sali Berisha. Ish-Kryeministri që priti me të gjithë nderimet Papellon në zyrën e tij në 24 shkurt 2006.

    5. Lulzim Basha. Asokohe Ministër Transporti, i pranishëm në takim dhe i gatshëm të lehtësonte depërtimin e ANAS në çdo aks të rëndësishëm të vendit, përfshirë edhe Portin e Durrësit.E moret dhe sot Corben e salihut,hajeni tani dhe me vone masturbohuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *