• |
ide | kryesore

Plagosja e Marion Mitros, 8 të shoqëruar nga policia e Vlorës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona në lidhje me plagosjen Marion Mitros, që ndodhi te Biblioteka e qytetit në orët e paradites. Mësohet se të shoqëruarit kanë qenë dëshmitarë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë  se nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes, por as në automjet. Sipas tyre mund të jetë qëlluar me pistoletë me mulli që nuk lë gëzhoja, ndërsa në atentat mund të kenë marrë pjesë dy persona.

Policia është e paqartë nëse personat janë ndihmuar nga të tjerë apo jo. Po ashtu nuk dihet nëse pas djegies së makinës janë larguar në këmbë, apo janë ndihmuar nga persona të tjerë.

Policia e Vlores tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *