• |
ide | kryesore

Rama konferencë me ministren e Bujqësisë, Ekonomi: Prodhimi bujqësor është rritur me 20%

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës së përjavshme me ekonominë në fokus, kryeministri Edi Rama ka folur rreth zhvillimeve në sektorin e Bujqësisë. Në këtë konferencë shefi i qeverisë është në shoqërinë e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe me Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ku do të bëhet një raport në lidhje me zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

Zonja Ekonomi ka thënë se prodhimet në bujqësi janë rritur me 20% ndërsa eksportet janë shtuar me 145%. Ajo ka shtuar se tashmë Shqipëria eksporton në 75 vende të BE dhe të botës.

“Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. 18-20% të GDB dhe angazhon 35% të fuqisë punëtore. Janë rritur prodhimet bujqësore me 20.2%. Eksportet janë rritur me 145%. Produktet shqiptare shkojnë në 75 vende në BE dhe të botës. Sektori i peshkimit është rritur në 61%. Eksportet në këtë sektor rekord me 100 mln euro. Këto rritje erdhën si rezultat i investimeve të qeverisë në bujqësi. Investimeve të zgjuara” tha ministrja Ekonomi.

 



6 Comments

  1. Je qe je , po ja fut pordhes si te duash dhe sa te duash atehere pse nuk e bene 120%?????????????????????????

  2. Turpi nuk njeh limite me Rilindjen. Peshkimi 61% rritje kurse Bujqesia 20% ne kohe pandemie.Ku jane Zombit e Spiropalizuar te dalin dhe te shkruajne ne kete portal qe ta mbrojne kete arritje madhore te kesaj qeverie te mrekullueshme. Apo edhe per ata eshte e veshtire per ta besuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *