• |
ide | kryesore

Shtypi gjerman: Vaksina e AstraZeneca nuk është mjaft efektive për personat mbi 65-vjeç

-Instant, Lajme, Planet



Gazetat gjermane Bild dhe Handelschblatt kanë shkruar se vaksina kundër koronavirusit e prodhuar nga AstraZeneca nuk është tepër efektive për këdo mbi moshën 65-vjeç. Duke cituar burime pranë koalicionit qeverisës të Gjermanisë, shtypi gjerman raportoi mbi diçka që mund të ngrejë pikëpyetje mbi programet e vaksinimit masiv.

Në shkrime e tyre thuhet se zyrtarët gjermanë kanë frikë se vaksina e ndërmarrjes farmaceutike britanike nuk do të miratohet nga organi rregullator europian për njerëzit mbi moshën 65-vjeç. Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, kjo është një tjetër goditje e mundshme për AstraZeneca, e cila zhvilloi vaksinën me Universitetin e Oksfordit, pasi kompania i kishte thënë më parë Bashkimit Europian se nuk do të ishte në gjendje të siguronte sasitë e rëna dakord të vaksinave deri në fund të marsit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *