• |
ide | kryesore

Sot, 1 vit nga aksidenti tragjik në të cilin ndërroi jetë Kobe Bryant

F1, Paparazzi



Sot bëhet plot 1 vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, i cili i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vajzës së tij 7-vjeçare Gianna dhe 7 personave të tjerë. Koha nuk ka mundur të lehtësojë dhimbjen për familjen e basketbollistit të ndjerë, por bashkëshortja e tij ka treguar se ku e ka gjetur arsyen për të jetuar gjatë këtij viti me këtë hidhërim kaq të madh. Sot, në ditën e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës, Vanessa Bryant ka ndarë një Instagram një letër nga një mikeshë e Gianna-s, e cila ka treguar kujtimet e saj me të ndjerën. Falenderuese për kujtimin që do të mbajë gjallë në zemrën e saj të bijën, bashkëshortja e Bryant ka shkruar fjalët rrënqethëse duke treguar se ende nuk i besohet që e gjitha kjo është e vërtetë.

“Më mungon vajza ime dhe Kob-Kob kaq shumë! S’do ta kuptoj kurrë pse dhe si kjo tragjedi mund t’i ndodhte disa qenieve njerëzore aq të mrekullueshme. Ende nuk duket e vërtetë. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju duan.”- janë fjalët emocionuese të Vanessa-s në postim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *