• |
ide | kryesore

Studimi britanik: Shkrirja globale e akujve po avancon me shpejtësi rekord, skenari më i keq i parashikuar

-Instant, Lajme, Planet



Shkrirja e akullit në të gjithë planetin po avancon me një shpejtësi rekord, duke krijuar shkëputjen e blloqeve masive të akujve në Grenlandë dhe Antarktik. Një studim i botuar në revistën shkencore “The Cryosphere” ka zbuluar se ky është skenari më i keq i parashikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës. Studiuesi Thomas Slater nga Universiteti i Leeds, paralajmëroi se pasojat do të ndihen në të gjithë botën.

Rreth 28 tonë akull ka shkrirë përgjatë hapësirës kohore nga viti 1994 në 2017. Rreth dy të tretat e akullit është shkrirë nga ngrohja e atmosferës, dhe afro një e treta është shkaktuar nga ngrohja e deteve. Përafërsisht gjysma e akullit të humbur ka kontribuar në rritjen e nivelit global të deteve. Reduktimi i akullit gjatë periudhës së studimit, nga 1994 në 2017, vlerësohet të ketë rritur nivelin e detit me 35 milimetra. Sasi të mëdha akulli janë shkëputur dhe lundrojnë në afërsi të poleve, duke rritur rrezikun e një mekanizmi reagimi të njohur si humbja e “efekti albedo”.  Në kushte normale, akulli reflekton rrezatimin diellor përsëri në hapësirë (efekti albedo) por kur akulli shkrin dhe kthehet në ujë ai thith më shumë nxehtësi, duke agravuar gjendjen e tanishme të ngrohjes globale.

Gjithë ndryshimi në sipërfaqen e akujve sjell pasoja negative të ndryshme në varësi të rajonit. Tkurrja e akullnajave kërcënon të shkaktojë përmbytje në disa rajone, por thatësira dhe pakësim të ujit në disa zona të tjera. Kjo për shkak se ndërsa shkrihen vëllime të mëdha akulli ato mund të mbingarkojnë zonat në rrjedhën e poshtme, duke bërë që në disa zona të tjera akujt të prodhojnë më pak ujë, shpesh herë të nevojshëm për bujqësinë. Studimi, i titulluar “Disbalanci i Akullit të Tokës”, u bazua në vëzhgime satelitore të bëra gjatë periudhës 23-vjeçare për të vlerësuar akullin në të gjithë globin. Ekipi hulumtues përfshiu Universitetin e Edinburgut, Kolegjin Universitar të Londrës dhe Earthëave, një organizatë e shkencës së të dhënave, dhe u financua nga Këshilli i Kërkimit të Mjedisit Natyror në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Përktheu nga The Guardian: ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *