• |
ide | kryesore

Video/ E kërkoi gjatë Tirana, Ferhan Hasani prezantohet tek Partizani: “Doja të isha i kuq”

-Instant, Sport, Video



Ferhan Hasani është lojtari i ri i Partizanit. Me një lëvizje të vendosur të kuqtë kanë sjellë në kryeqytet një futbollit që ishte gjatë në bisedime me Tiranën, por në fjalën e tij tregoi qartë përse nuk u vesh me fanellën bardheblu. “Do jam maksimumin për ekipin. Jam shumë i lumtur që jam këtu sot. Doja të bashkohesha me Partizanin” ka prerë shkurt gjatë prezantimit fantazisti.

Natyrisht shumë gjëra ende nuk janë diskutuar, por ajo që është e qartë është vullneti i Hasanit për tu vënë në dispozicion të teknikut, madje ‘golin’ e parë ai ia shënon skeptikëve: “Kampionatin shqiptar e njoh mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndjej edhe më shumë. Për ata që thonë se nuk kam minuta në këmbë po i them se do jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap maksimumin për të ardhur në formë, si do të shkojë do ta tregojë koha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *