Derbi i Milanos në Kupën e Italisë merr drejtim tjetër me kuqezinjtë që e shohin papritur veten në vështirësi. Lukaku ishte i nervozuari në fund të pjesës së parë, por Ibrahimovic ishte ai që u ndëshkua me karton të kuq sapo rifilloi e dyta, duke e lënë Milan në inferioritet numerik. Sikur të mos mjaftonte, Leao bën një ndërhyrjë në zonë ndaj Barella që nuk duhej, duke shkaktuar penallti, akorduar me VAR. Nga pika e bardhë Lukaku përplas topin nën traversë e në rrjetë për barazimin 1-1.