• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama jep leksione gazetarie/ Velinat e Klanit i dërgojnë puthje kryeministrit

-Instant, Arkiva, Pikante

Përgjimet e Antimafia-s italiane për sekserët e Ndrangheta-s në Tiranë nuk ishin fokusi kryesor i fjalës së kryeministrit Rama në konferencën për mediat. Rama nuk u duk të reflektojë, të shqetësohet dhe të kërkojë përgjegjësi për situatën e pastrimit të parave në vendin tonë.


Përkundrazi, ajo që “e kishte turbulluar” më shumë nga e gjithë historia, ishte sjellja e mediave dhe fakti që gazetarët u fokusuan më shumë tek pazaret e “Nikut”, biznesmenit që ofronte mundësi investimi në kulla, koncensione dhe tendera, se sa tek konkluzionet e Antimafias, sipas të cilave në fund, Antonio Gallo investoi tek vetëm një dyqan në Tiranë.


Dhe ndërsa mbante leksione gazetarie, në konferencën për mediat Rama ka falenderuar emisionin Stop të TV Klanit, si shembullin e gazetarisë investigative, duke marrë rastin e Tires, sanitares që merrte para për të sëmurët me covid.

Ndërkohë Stop ka zbuluar edhe një rast tjetër skandaloz në spitale, atë të një infermiereje që i vodhi para pacientit të intubuar dhe duke përmendur Edi Ramën që “i ngriti në qiell” dy velinat e emisionit e kanë puthur nga larg.

Por ndërkohë që vajzat i dërgonin puthje, drejtuesit e emisionit ironizonin Ramën, që nuk ishte impresionuar hiç nga investigimi i Antimafias për Ndrangheta-n, por ishte “mrekulluar” nga investigimi i emisionit Stop. “E dëgjuat kryeministrin si e bëri Antimafian italiane, per nje lek?” “E t’i shifshe ti çunat e Antimafias italiane s’kishin ku futeshin nga turpi”, “Nesër në kafe italioni tutti parlando në kafe per noi” ishin batutat e drejtuesve të emisionit, që nuk i kanë mbajtur kunjat me përpjekjet e Ramës për të krahasuar punën e tyre me një investigim disavjeçar të Antimafias italiane. VIDEO KETU

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu