• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni sherrin mes Lukakut e Ibrahimovic: suedezi e provokon, belgu tërbohet

-Instant, F1, Sport, Video



Në një derbi të Kupës së Italisë me shumë ritëm e veprime të bukura, vëmendja pikërisht në fund të pjesës së parë përqendrohet tek dy lojtarët më të pritur të Inter-Milan, Lukaku e Ibrahimovic. Dy gjigantët e sulmit janë konfrontuar, kokë më kokë, duke kaluar nga fjalët tek veprat, por në mes kanë ndërhyrë lojtarët që kanë evituar më të keqen.

Suedezi i ka thënë dicka provokuese numrit 9 të Inter, që ka humbur kontrollin dhe ka kërkuar me insistim konfliktin me Ibran. “Mos më qesh në fytyrë” është lexuar në fjalët e Lukakut, por sulmuesi i Milan ka vazhduar ta nervozojë, aq sa kartonët e verdhë nuk e kanë shmangur përpasjen, që në tunelin e dhomave të zhveshjes ka rrezikuar të kthehet në një sherr fizik, nëse Lukakun nuk do ta kishin mbajtur lojtarët e tjerë zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *