• |
ide | kryesore

Vijon të rritet numri i të infektuarve në Shqipëri, 879 persona identifikohen me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe ndërrojnë jetë 8 pacientë

-Instant, Lajme, Të fundit



879 raste të reja janë identifikuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si dhe kanë ndërruar jetë 8 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë numri total i të infektuarve ka shkuar në 73,691, ndërsa ai i viktimave në 1332.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 142 raste në Tiranë, 66 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Lushnje, 43 raste në Kavajë, 37 raste në Krujë, 36 raste në Berat, 34 raste në Kurbin, 29 raste në Shkodër, 27 raste në Sarandë, 26 raste në Vlorë, Fier, 22 raste në Kuçovë, 18 raste në Kukës, Librazhd, Kamëz, Mat, 17 raste në Dibër, 16 raste në Lezhë, 15 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, 10 raste në Gjirokastër, Belsh, Tepelenë, 8 raste në Shijak, 7 raste në Patos, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Vau i Dejës, 5 raste në Pogradec, Divjakë, Roskovec, Himar, Vorë, Poliçan, 4 raste në Korçë, Tropojë, Peqin, 3 raste në Rrogozhinë, Kolonjë, 2 raste në Pukë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Maliq, Cërrik, Has, 1 rast në Devoll, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,880 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (26 Janar 2021)

Raste të reja ditore        879

Të shëruar në 24 orë     589

Të shtruar në spitale     284

Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore              3605

Testime totale            340,321

Raste pozitive             73,691

Raste të shëruara       44,880

Raste Aktive                27,479

Humbje jete                 1332

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16040

Fier       2072

Durrës  1499

Shkodër  1369

Elbasan  1226

Vlorë     1090

Lezhë    990

Korçë    899

Berat     890

Gjirokastër 532

Dibër     452

Kukës    420



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *