• |
ide | kryesore

Vlorë/ Plagoset anëtari i “bandës së tritolit”

Lajme, Planet, Të fundit



Plagoset Marjon Mitro, anëtar i “bandës së tritolit”, i arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Marion Mitro ka pasur një përballje të gjatë me drejtësinë, pasi akuzohej si pjesë e bandës së Julian Sinanajt, për vrasje me pagesë. Anëtarët e kësaj bande, përfshi dhe Mitron, akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal.

“Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *