• |
ide | kryesore

Vrasja e të riut shqiptar në Patra, detaja nga ngjarja tronditëse

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke raportojnë detaje të reja nga vrasje ditën e djeshme në Patra të Greqisë ku i vrarë mbeti një shqiptar me emrin Mario Metaj.

Gjithë konflikti ka ndodhur në sheshin Zavlaniou, ku Mario Metaj me grupin e tij me motora kanë ndjekur dy persona që drejtonin një automjet. Në kryeqëzimin Kurtesi, një nga personat që drejtonte mjetin ka hapur zjarr ndaj grupit që po i ndiqte, dhe plumbi ka kapur në kokë Mario Metajn.

Policia ka gjetur në vendngjarje 2 gëzhoja të kalibrit 9mm, ndërkohë që bashkëpuntori i vrasësit është arrestuar tashmë. Autori mbetet ende në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *