• |
ide | kryesore

Aksident automobilistik në Vlorë, mbetet i plagosur një person

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person ka mbetur i plagosur prej një aksidenti automobilistik në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë Lungomares.

Burime nga policia bënë me dije se mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin me inicialet Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.

 Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore. Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *