• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplaset me kamionin, humb jetën 30-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksidenti me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos. Rreth orës 06:20 shtetasi me iniciale K.B ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz” kur u përplas me një kamion. Përplasja ishte aq e fortë saqë 30-vjeçari ka humbur jetën.

Mësohet se është shoqëruar në komisariat  drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *