• |
ide | kryesore

Aksidenti që i mori jetën 23-vjeçares në Vlorë, Policia arreston shoqen e saj shofere

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me aksidentin që ndodhi dje pranë vendit të quajtur ”Kripa” ku humbi jetën një 23-vjeçare, e identifikuar si Anxhela Çapo.

Ndryshe nga sa u tha fillimisht nga ana e Policisë, mjeti tip “Hyndai” me targa AA163XO nuk drejtohej nga viktima, por nga shoqja e saj Silvana Muho, e cila është arrestuar nga ana e Policisë, edhe pse vetë u transportua drejt spitalit pas plagëve të marra.

Mjeti me të cilin ato udhëtonin është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. 22-vjeçarja Muho do të përballet me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shkak i aksidentit të rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilin po ecte mjeti ku ndodheshin dy të rejat, ndërkohë që trupi i viktimës kishte dalë shumë metra më tej nga vendi ku u gjet makina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *