• |
ide | kryesore

Albin Kurti jashtë kandidimit/ Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për mocertifikimin e pesë kandidatëve  nga kjo forcë politke për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe liderin dhe njëherësh kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.

Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i kësaj partie deklaroi se besojnë që kjo Gjykatë do të marr vendim në favor të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.  Gjithashtu ai tha se vendimi i PZAP-së është në kundërshtim me ligjin.

“Sot LVV-ja ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, lidhur me -moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputet. Ne kemi kundërshtuar vendimin e  PZAP-së lidhur me atë që një normë ligjore e vendos si kriter ligjor. Amendamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe PZAP-ja nuk mund ta vë si normë një amendament ligjor. Ne konsiderojmë që deputetët tonë do të certifikon nga Gjykata Supreme duke ditur edhe profesionalizimin që ka kjo gjykatë”, ka thënë Sallahu.

Sipas tij në rast se edhe Gjykata Supreme e hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes, kjo parti do të ankohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Patjetër që ne do ti drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme ndaj këtij vendimi”, shtoi ai.



1 Comment

  1. YES shoku Lenin,revolucionin e bejne masat,Pertia i ben ato te ndergjegjshme.
    Po ju dergojme nga Shqiperia shoket e revolucionit Bushati dhe Shkullaku,te cilet jane shume te zote ne opnione televizori.
    Me qene se Ju jeni shteti dhe i dini te gjitha ,ju lutemi qe te na merrni ne pune (me mik)shoket tane te luftes se karrikeve dhe qejfit ,perkatesisht Bushati dhe Shkullaku.
    Kosaova ka shume nevoje per keta terr-terr-trima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *