• |
ide | kryesore

Atentati në burgun e Vaqarrit, hapen pjesërisht hetimet për Ergys Kolaverin

-Instant, Lajme, Të fundit



Rihapet pjesërisht hetimi për rastin e Ergys Kolaverit nga Gjykata e Apelit të Tiranës për të bërë disa pyetje të dëshmitarëve si dhe për të përsëritur disa veprime hetimore. Kolaveri është i dyshuar për atentatin me snajper kundrejt një të dënuari bë burgun e Vaqarrit.

Mes të tjerash do të shihen edhe pamjet filmike të vilës së Xhelal Mziut ku është fiksuar autori i dyshuar si dhe do të bëhet një eksperiment hetimor.

Kolaveri akuzohet për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Kolaveri u lirua nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit, ndërsa ai do të qëndrojë në mbikëqyrje elektronike. Punonjës të policies do të mbajnë gjithashtu nën vëzhgim banesën.

Ergys Kolaveri u dënua me 20 vite burg në 16 nëntor të 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Gazmir Dacit, me të cilin kishte hasmëri, shkruan News 24.

Menjëherë në nëntor të 2017 ai e apeloi dënimin prej 20 vitesh burg. Seanca për ndryshimin e masës është mbajtur sot dhe ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një të dënuari i ndryshohet masa ose ‘lirohet nga qelia’ pas ish- numrit 2 të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Vendimi për ndryshimin e masës së Ergys Kolaverit u mor nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *