• |
ide | kryesore

I dërguari i BE për dialogun për Le Monde: “Shkëmbimi i territoreve një ide e rrezikshme”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Besueshmëria edhe siguria e Europës do të varet edhe nga mënyra se si do të menaxhojë dialogon mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu e ka prezantuar intervistën e saj me të dërguarin Special të BE-së për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajcak, gazeta franceze le Monde. Në numrin e kësaj të mërkure në mesditë, të titulluar: “Shkëmbimi i territoreve një ide e rrezsikshme”, Lajçak është përgjigjur për atë që pritet të ndryshojë me marrjen e pushtetit nga administranta Trump. ka fshikulluar axhendën personale të Rik Grenell, dhe ka shpjeguar se si ka ndryshuar formula e dialogut nga Brukseli.
Lapsi.al ka përkthyer pjesët më pikante të kësaj interviste…

I pyetur se a e kundërshtonte BE idenë e prezantuar në 2018 nga presidentët e dy vendeve që parashikonte një zgjidhje me shkëmbim teritoresh, Lajçak ka thënë: “Shkëmbimi i territoreve do të ishte një ide shumë e rrezikshme, e cila nuk u mendua mirë. Reagimi ishte shumë negativ në mbarë rajonin. Ajo ngjalli frikëse kjo zonë mund të destabilizohej dhe të shkaktonte një zinxhir ngjarjesh që rezikonin të dilnin jashtë kontrollit. Pastaj, BE ka investuar një sasi të madhe parash, burimesh njerëzore, energjie politike në “evropianizimin” e vendeve të Ballkanit, për t’i sjellë ata përsëri në gjirin e familje evropiane. Kjo supozon ndërtimin e shoqërie demokratike multietnike. Vizatimi i kufijve përgjatë vijave etnike do të ishte në kundërshtim me këtë ideal. Ai do të përbënte një dështim pasi do të përkthehej si braktisje e zbatimit të të njëjtave vlera edhe në këto vende”.

Le Monde publikon planin. Kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Në intervistën e të dërguariit Special të BE-së për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës komentohen edhe ndryshimet pas zgjedhjeve në SHBA: “Indikacionet e para me Biden janë emrat e shpallur në ekipin e tij. Këta udhëheqës kanë një histori, një kujtim. Ata mbajnë mbi shpinë një përgjegjësi historike, për shkak të investimeve politike dhe njerëzore të vendit të tyre në këtë rajon. Unë jam duke menduar në veçanti për Antony Blinken [Sekretarin e Shtetit], Victoria Nuland [Nën Sekretarin e Shtetit për Çështjet Politike]. Ne kemi punuar me ta në të kaluarën, ne i dimë mendimet e tyre. Më e rëndësishmja për mua është konfirmimi, edhe një herë, se uniteti SHBA-Evropë është një faktor vendimtar i suksesit në Ballkan. Ne jemi komplementarë. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur konfuzion rreth procesit të nisur nga Uashingtoni, i cili u ndërrmor kryesisht një person [Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump], jo nga administrata amerikane si e tillë. Mendimi i Departamentit të Shtetit ka qenë gjithmonë mbështetja e pozicionit të BE-së në rolin udhëheqës. Bashkëbiseduesit e mi rajonalë më thanë se ata nuk dëshironin të zgjidhnin midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”.

Ekskluzive Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës

Miroslav Lajçak ka shpjeguar edhe si ka ndryshuar në bruksel koncepti për dialogun shqiptaro serb në raport me të kaluarën: “Po, ne kemi rifilluar dialogun pas një pezullimi prej njëzet muajsh. Më shumë se kaq, ne kemi ripërcaktuar procesin. Ne ramë dakord me Prishtinën dhe Beogradin që ne nuk do të angazhoheshin në një seri negociatash teknike, por në favor të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe detyruese. Pasi problemi nuk duhet lënë tek çështjet anësore, siç kishte qenë rasti në të kaluarën, siç janë pretendimet e ndërsjella financiare ose konfliktet e pronësisë. Shumë tema ishin diskutuar, por diskutimet nuk konkluduan kurrë . Të dyja palët tani e dinë saktësisht se çfarë do të negociojmë. Ne tashmë kemi mbyllur problemet mbi personat e zhdukur, personat e zhvendosur ose për bashkëpunimin ekonomik. Por asgjë nuk konsiderohet e zgjidhur, derisa gjithçka të zgjidhet”.

I dërguari special ka dhënë përgjigje edhe për pyetjen që rëndom bëjën perendimorët: në fund çdo të fitojë Beogradi. Dhe ai i është kthyer formulën tradicionale, anatarësimit në BE. “BE është shumë e qartë në premtimet e saj të integrimit, me kusht plotësimin e kritereve dhe kryerjen e reformave të nevojshme. Kosova dhe Serbia e dinë se normalizimi është një parakusht. BE është një entitet shumë i fortë. Ne jemi si një cisternë, që nuk kthehet lehtë. Zgjerimi është një politikë zyrtare e BE, në bazë të angazhimeve të samitit të Selanikut [në 2003], ka shtuar ai.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Laicak-un,nuk e perfill vendi i tij,qe akoma nuk e njeh Kosoven,si shtet,e jo me t’i mbushe mendjen Serbisse?????

  2. Tani që humbi Trump zgjedhjet u kujtuan të dënojnë me forcë shkëmbimin e territoreve?
    Ku e mbështesin deklaratën që ka qenë Grenell ai që ka propozuar ndarje territoriale?
    Le të thonë planin dhe emrat e zyrtarëve Shqiptarë dhe Serb që ishin pro ndarjes dhe si do ndahej Kosova. Pasi kjo ide shkallmon vet qëllimin e projektit europian dhe duhej luftuar e denoncuar me forcë.

    Por thjesht si gjithmonë burokratet e BEs duan ti lajnë duart si Pilati…

    Eshtë ironike që Laicak negocion midis dy shteteve kur ndërkohë për Slovakinë (shteti i Laicak) Kosova nuk ekziston, pa harruar Borielin e Spanjës që gjithashtu nuk e njohin Kosovën.

    Që kjo çështje të zgjidhet duhet një ndërmjetës Britanik ose Gjerman, vënde që i njohin si Kosovën dhe si Serbinë, dhe që u intereson realisht integriteti territorial i të dyjave.

    1. Nuk flitet per ndarje te Kosoves, por per kembim territoresh.
      Qe Serbia te mare pjesen veriore te Kosoves, ku ndodhen 5 komuna me popullsi serbe, perfshi Mitrovicen e Veriut, dhe Kosova te merte Luginen e Presheves, Medvegje e Bujanovc.
      Kush eshte mendimi juaj?
      Praktikisht pjesa veriore e Kosoves, eshte pothuaj e shkeputur nga Kosova. Aty nuk ka fare autoritet qeveria e Kosoves policet jane serbe te Kosoves, te cilet paguhen nga Kosova por i marin urdherat nga Serbia
      Aty kryen investime shteti serb. Ne infrastrukture, shkolla, kopshte, qendra sociale, kisha etj. Shume banore punojne ne Serbi. Shkollohen ne Serbi.
      Edhe vaksinat po behen nga Serbia.
      Shqiptaret po largohen cdo dite nga ato zona.
      Pra praktikisht ato teritore jane nen administrimin serb.
      Serbia po e mer ate teritor, pa e kembyer.
      Por cfare po ndodh me Luginen e Presheves.
      Politikat deskriminuese te Serbise , e kane lene kete zone te pazhvilluar.
      Kjo ka bere qe shume shqiptare te mos shohin shprese dhe po largohen cdo dite, jashte Serbise, por edhe ne Beograd apo edhe ne Kosove.
      Ne Medvegje dhe Bujanovc, nga shumice qe ishin shqiptaret pare 40 vjetesh, tani jane pakice.
      Bile ne Medvegje, shqiptaret po zbresin nen 25%. Drejt kesaj po shkon edhe Bujanovci. Popullsia shqiptare po bie me shpejtesi edhe ne Presheve.
      Serbia po favorizon sjelljen e koloneve serb ne lugine.
      Praktikisht me keto ritme, ne vitin 2050 ne luginen e Presheves, nuk do te kete me shqiptare, pasi do te largohen.
      Pra Serbia keshtu e mer edhe Luginen e Presheves perfundimisht.
      Dmth Serbia i fiton edhe Kosoven Veriore edhe Luginen dhe nuk ka nevoje per nderrim teritoresh.
      Kete kerkon Ramushi.
      Po ju cfare mendimi keni?

      1. Këmbim me kë? Serbia nuk e njeh Kosovën, që të këmbej diçka si fillim duhet ta njohi atë si i barabartë.
        Nëse Kosova pranon të bëjë kembim, i tregon botës që ka në pjesë të saj padrejtësisht territor që nuk i takon, dhe perëndimi nuk do ti gjendët në krah nëse shkon keq e do ta detyrojë ta respektojë marrëveshjen i pëlqen apo jo më pas.

        Nga e din që Kosova do marri të gjitha këto 3 Komuna? Ku e bazon këtë siguri? Që Serbia do leshojë arterien që e lidh me portin e Selanikut? Apo i referoheni vetëm qytetit të Preshevës, e jo të gjithe komunës?

        çfarë ndodh nëse gjatë bisedimeve i rritet oreksi Serbisë dhe kërkon më shumë e nderkohë lëshon më pak?
        Mund të marri komplet veriun e Kosovës, të vendosi veto në rast bashkimi me Shqiperinë, asosacion për pjesën e mbetur dhe kuotë të sigurtë në parlamentin e Kosovës, e në fund të lëshojë vetëm disa fshatra malore të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

        Kur i ul brekët dhe përkulesh nuk je më në pozita negociuse….

        E vetmja zgjidhje është reciprociteti, vet-trajtimi si i barabartë:
        Nëse serbet kanë asosacion dhe kuotë në parlamentin e saj edhe shqiptarët duhet të kenë të njejtat gjëra, asosacion dhe kuotë në parlamentin e Serbisë me të njëjtën % pavarsisht votimeve si Kosova.
        Kosova duhet të kordinohet me Shqipërinë dhe të ngrejë e të bëjë problem cdo keqtrajtim, padrejtësi dhe ligesi ndaj Shqiptarëve të Luginës,

        pra shkurt të ndjekin modelin e minoritetit grek në Shqipëri, që për gjëne më të vogel të përmbyten të gjitha zyrat dhe kancelarite europiane me ankesa dhe protesta deri sa të zgjidhet,
        e të bëhet dhimbje koke për burokratët Europiane,
        dhe mediat europiane të flasin shpesh për këto padrejtësi etnike që kryhen në zemër të Europës, duke qenë se kemi diasporë të madhe dhe të fuqishme nuk është e paarritshme.

  3. Dhjetra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale të cilët kanë kërkuar marrjen e masave për të larguar nga strukturat e PD-së ish funksionarë të lartë të komunizmit.

    “Personi qe ka nxjerr kete shkrim quhet Hysen Kica ish i burgosur Politik ,

    Personi qe e ka derguar ne Burg , sot eshte pjese e strukturave te PD ne Diber

    E ka verifikuar Bujar Nishani

  4. Po Muti i Kristaqit pse nuk jep asnje konkluzion?!
    Amani more mo e ka zene coviti se falimentoi Karandashi.

  5. Lulzim Bashën kam ndër mend. Shpresën e madhe për ndryshim në vend.

    Flet sa s’ka, por gjà nuk thotë. I digjet zemra për nji fije autoritet, bërtet shumë mandej e kapin të dridhmet kur ndigjon jehonën e zànit t’vet. Autoritetin që lyp askush nuk ia ep. Asht i gjatë por hiç i naltë. Lakohet, paloset, përdridhet e kacavirret a thue se nuk ka shtyllë. Zellit për pushtet nuk i ndahet si rriqën.

    Për punë kurrkush s’e ka levdue. Rrugën e Kombit e la copa-copa e me nji gropë korrupsioni mà të madhe se 230 miljon Euro. Edhe punën e tramvajës imagjinare ju desht me e lànë përgjysë, e ju përveshë me t’tana forcat themelimit të “Republikës së Re”, por pa u tha boja e parullës, vrulli iu pre përmidis e republika na ra përdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *