• |
ide | kryesore

Farsa me vaksinat/ Shqipëria ende buzëqesh me 975 dozat, pas darkës te Nusreti

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kanë kaluar 15 ditë që kur nisi vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet covid me 975 dozat e Pfizer. Reklama qe për të pasur zili. Posteri me mbishkrimin “Shqipëria buzëqesh”, si përherë i këndshëm në kombinim ngjyrash. Në dispozicion u vu i gjithë stadiumi Air Albania. Vetë Rama, kur u shpua, nuk e ngriti mëngën e këmishës në njërin krah, por u zbërthye i gjithi, në një foto që bëri xhiron gjithandej në internet. Mjekët epidemiologë dolën me radhë nëpër ekrane për të qetësuar skeptikët mbi efektet anësore të vaksinës.

“Shqipëria gati për buzëqeshje”/ Vaksinimi, një sfidë edhe për vendet e zhvilluara

Dy javë më vonë, farsa ka ngecur në vend. Deri tani, numërohen rreth 500 mjekë dhe infermierë të vaksinuar. Nuk ka furnizim të ri vaksinash. Dozat janë ato që erdhën surprizë në fillim të këtij muaji, bashkë me shprehjen se “këto i keni se keni kryeministër Edi Ramën”

Rama: Kontrata me Pfizer për vaksinat është sekret, nuk do bëhet publike

Meqënëse vaksinat ishin shumë pak, vetëm 750 doza, rezulton se procesi po zvarritet me qëllim, sa për të mbajtur gjallë idenë se lufta ndaj covid vazhdon, njësoj si në të gjithë botën. Nga një llogaritje e thjeshtë rezulton se në një ditë kryhen shumë pak injektime.

Një për një, të gjitha gënjeshtrat e qeverisë për darkën te Nusreti

Kjo zvarritje në aplikimin e vaksinës dhe mungesa e furnizimit të vazhdueshëm tregojnë se nisja e vaksinimit ishte një farsë. Forcohen kësisoj paragjykimet dhe mosbesimi që ngjalli fillimi i procesit, i cili u konsiderua një inskenim, një truk i krijuar në emergjencë për të shfokusuar vëmëndjen e opinionit publik nga skandali i darkës tek Nusreit. Shkak për akuzat u bë video e postuar në Instagram, në profilin e restorantit luksoz në Dubai, ku ministrat dhe stafi i afërt i kryeministrit ishin duke darkuar në një prej restoranteve më të shtrenjta të botës.

Mungesa e transparencës për origjinën dhe futja e vaksinave si të ishin mall “kontrabandë” qe një tjetër shenjë që dozat e para u sollën për të shmangur vëmëndjen e opinionit publik nga skandali i radhës.

Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi origjinën

Furnizimi me vaksinat e Pfizer

Në 1 Janar, Rama premtoi se në javën e tretë të këtij muaji do të vijnë 10 mijë dozat e para nga marrëveshja me Pfizer. Premtimi nuk është mbajtur. Jemi në javën e katërt dhe ende nuk ka asnjë shpjegim për vonesën.

Vetë marrëveshja mes Shqipërisë dhe Pfizer nuk impresionon. 1o mijë doza pritet të vijnë në janar dhe 30 mijë në muajin shkurt, Pas këtyre, parashikohet një mungesë furnizimi për disa muaj në vazhdim. Sepse 450 mijë doza të tjera, supozohet të mbërrijnë në rastin më të mirë në muajin Korrik ose përndryshe në vjeshtë. Deri atëherë shpresat janë te Covax.

Zbulohet kontrata e qeverisë me Pfizer, vetëm 30 mijë vaksina do të mbërrijnë në shkurt, pjesa tjetër nga korriku në dhjetor

Marrëveshja me Covax

Shqipëria ka paguar rreth 4 milion dollarë për furnizimin nga mekanizmi i Covax. Ky është një projekt që synon të shpërndajë në mënyrë sa më solidare vaksinat kundër covid në një situatë kur shtetet më të fuqishme të botës kanë prioritet mbrojtjen e popullsisë së tyre.

Të gjitha vendet e rajonit, njësoj si Shqipëria janë në pritje që të fillojë shpërndarja e vaksinave, por duket se kompanitë prodhuese kanë prioritet marrëveshjet me vendet e pasura të BE-së.

Manastirliu tregon se kur pritet të vijnë furnizimet e vaksinës kundër COVID-19 nga COVAX

Vaksina e Covax do të jetë e aksesueshme për 20 përqind të popullsisë dhe Shqipëria ka porositur rreth 570 mijë doza. Deri atëherë, covid do të luftohet me 10 mijë lekët që jep qeveria për ilaçet dhe me shpresën te zoti.©Lapsi.al



26 Comments

    1. Pase nuk te pelqeu ty moj kurve mavi? Apo duhet me fol ne kete menyre per me fitu sufllaqen e dites? Ju qifsha ropt o kurva komuniste , e degjenerut kete vend o kurva gjakprishura.

    2. Ke te drejte i paemer i ores 1:09. Ku eshte lajmi ketu? 975 vaksina!? Nese do marrin nga dy doza, i bie qe te vaksinohen ne total 487 persona,ndersa nje te gjysemvaksinohet. Pra i bie qe per çdo 5750 shqiptare, te vaksinohet vetem nje. Me shume mundesi ka te te bjere telebingo se te marresh vaksinen. Por fatmiresisht kemi Ramajetullahun kryeminister dhe do bjere njecike raporti duke bere qe te pakten nje nder 5748 persona te marre vaksinen. Eshte lypes i mire ai… arrin ta gjeje vaksinen apo jo? Edhe dicka tjeter, shko fli gjume me heret se partia ka nevoje per ty gjate dites.

  1. Kur Serbija deklaroi qe do marri 5000 vaksina, Bushati doli tu thone qe ne jemi te fundit ne rajon.
    Kur Ramazoni deklaroi qe do marrim vaksina nga Pfizer ne fund ta Janarit, Bushati doli tu thone premtime elektorale.
    Kur vaksinat erdhen, Bushati filloi to thone c’ osht gjith ky mister, nuk dihen nga kane ardhe.
    Kur filloi me u bo vaksinimi, Bushati filloi me thone qe Izraeli ka vaksinu 20% te popullsise.

    Tani del e thote qe vaksinimi eshte farse, se ka zvarritje ne furnizim dhe aplikim…

    Bushati sa here del huq, mundohet me e la mutin me shure me kto ironite 5lekshe. Idiot funksional me nje qelize te vetme trunore. Dhe sic duket edhe ajo qelize do vdesi e vetmuar.

    1. Përgjigjen e ke në atë çfarë ke shkruar por në formë pyetjeje retorike.

      Si arriti Serbia me në krye ministrin e Millosheviçit të krijoje një shtet më serioz dhe korrekt se Pashallëku i Vezirit të Surrelit? Duke marrë parasysh që jemi në NATO dhe një shtet pro-amerikan, afërmendsh kompanitë amerikane do negocionin më shpejt dhe më lehtë me ne se me prorusët apo jo? Vallë ku dhe kush mund të jetë problemi?

      Erdhi fundi i Janarit, ku janë vaksinat? Ku është infrastruktura ruajtëse dhe si do vaksinohen? Nuk duhet pak më shumë transparencë? Fundja do u injektosh popullatës diçka sistemin e tyre imunitar, duhët të dinë se nga kush vjen, kur vjen, si vjen, si ruhet, si injektohet dhe me çfarë përgjegjësie vjen apo jo? Apo e di paria këtë punë?

      Me ato vaksina që sollën në të njëjtin hapsirë me bagazhet e rrobave të palara në hambarin e avionit, do duhen shekuj që të arrijmë nivelin e Izraelit apo janë shumpërdorimshe ato vaksinat dhe nuk e dimë? Dhe Izraeli është shteti që ka arritur numrin më të lartë të % së popullatës së vaksinuar. Dakord jam me ty, me këtë gjëndje si na kanë katandisur Rama me shokë duhet të na krahasojnë me shtetet afrikane.

      Vërtet që dhe Europa ka probleme me vaksinat por po merr masa që popullatës mos ti mungojnë.

      Dhe ajo çfarë nuk merr në konsideratë Bushati është që Rama mund ti ketë marrë këto vaksina dhe i ruan për ditë të keqe, pra për arsye elektorale dhe për të devijuar opinionin publik nga skandalet që janë në trend rritës për këtë vit (pa llogaritur të 7 viteve të fundit), duke filluar nga mishi i Dubait, Tirja Sanatoriumit, përmbytjet dhe pastrimi i parave nga Bashkia….

  2. Gabim qe nuk i mbajti nja 490 vecmas – t’i kishte per skandalin e radhes, se ja ku dolen oergjimet me Nikun dhe tani s’ke kokerr vaksine per hi syve..

  3. 06.52 a e bere vaksinen me shurre? Me pas duhet te hash nje luge kafe me mut. Ndihmon ne tretjen e vaksines.

    1. Miu, po te them dicka dhe po e shkruaj ngadale qe te me kuptosh:
      Eshte nje peme ne kete bote qe nxjerr oksigjenin qe thith ti. Sa gjynof me vje per ate pemen.

      1. Kurse une po ta shkruaj akoma me ngadale. Mua me vjen keq per nje pyll te tere qe duhet te prodhoje oksigjen per militante e bythelepiresa qe dalin si kepurdhat pas shiut sa here u preket interesi i partise. E kam fjalen per ate pyllin plot me derra qe po e rrjepin, tallin e mashtrojne cdo dite kete popull.

        1. Aha, e ke kot. Pyllin e tyre e ka prere Taulant Palla. Prandaj nuk mbushin mire keta marvite mavi, sepse kane mungese te theksuar oksigjeni.

  4. Për ta parë gjendjen e pandemisë me sy realist, duhet pranuar se kjo pandemi ka zbuluar mangësi të mëdha edhe ne qeveritë e vëndeve më të zhvilluara të botës, e sigurisht që këto mangësi shtohen më shumë në shtete me qeverisje të korruptuara totalisht, siç është Shqipëria.
    Sa për vaksinat, dihet historikisht që për çdo lloj bakterie apo virusi epidemik, kanë qenë vaksinat ato që e kanë zgjidhur problemin.
    Por ama dihet se historikisht, se për çdo vaksinë kundër sëmundjeve ngjitëse epidemike, janë dashur disa vite që ato të koalidohen si produkte të një sigurie të madhe profilaktike.
    Një vaksinë që të quhet plotësisht e sigurtë në efektin e saj, duhet që më së paku të kalojë provën e vaksinimit masiv në kufijtë e mbi 8 muajve.
    Nëse më së paku pas 8 muajsh, 95% e të vaksinuarve, nuk kanë asnjë shenjë infeksioni , atëhere mund të thuhet se ajo vaksinë e ka marë pasaportën e saj legale.
    Shou propogandistik i Ramës, për të siguruar 975 vaksina në rrugë ilegale, në muajin e dytë të miratimit të tyre, kam bindjen se dikur do të trajtohet me anektoda.
    Ndërkaq mediat e opinioni publik shqiptar, janë të gjithë të angazhuara për këtë shoun e Ramës, e nuk kujtohen që të hedhin alarmin që del nga një hetim e vendim i prokurorisë së antimafias italiane, për lidhjet e Ndraghetës me biznesmenë e qeveritarë shqiptarë.
    Sipas përgjimeve ka dalë se një biznesmeni shqiptar të lidhur me Ndraghetën, ministria e shëndetësisë i ka dhënë jo pak , por 80 tendera që kanë të bëjnë me furnizimin e sistemit shëndetsor.
    Pra duke e zmadhuar disi problemin, na del se trajtimin e pandemisë qeveria shqiptare ja paska lënë në dorë “biznesmenëve” të Ndraghetës italiane.
    Janë padyshim tepër shqetësuese abuzimet e mëdha me ndërtimet që kanë shërbyer për pastrimin e parave të pista, por ama që jetën e qytetarëve, shëndetin e tyre ta leshë në dorë të mafies, kjo i kalon të gjitha kulmet e krimit.

  5. Kam pare shume drejtues vendesh qe te vaksionohen por ky I yni edhe vaksinen e ben ndryshe duke u zhveshur nga lart.

    Pune nudistesh.

    Sa per vaksinen erdhi thjesht per te ulur reagimet e darkes se Nusretit por e kote ky cdo jave ka nga nje skandal te ri.

    Mbas vrasjes se djalit ne Tirane perse nuk ndalove nga polici drogmen tek darka e Nusretit e tani tek investimet e Ndraghetes jane skandale qe nuk do ti ndahen kesaj qeverie deri me 25 prill.

  6. Kulmi eshte se vaksinat qe erdhen “sepse kemi ramen kryeminister”, jo vetem qe ishin ne nje numer te reduktuar, por qenkan edhe te skaduara. Dy jave pasi beri vaksinen e siguruar me shume mundim nga “lypesi me i mire ne bote”, Pipero rezulton i infektuar me covid 19. Ketu ka tri mundesi. Ose vaksina nuk funksionon, ose vaksina qe ka marre Rama eshte e skaduar dhe kjo mund te jete edhe per menyren e transportit, ose nuk kemi te bejme me vaksine, por me uje te distiluar. Shkurt dhe sakte, ne vend te parulles SHQIPERI BUZEQESH, duhet vene parulla RAMA TALL B*THEN ME SHQIPTARET. Pra ben ate qe ka bere gjate tete viteve qeverisje.

  7. Per bodrumaxhinjte ne vend te vaksines do t’u sjelli palloshi,mish derri te zi,djath mozzarela ,qumsht buallice,qafe pate ,mish breshke ,sallam gomari,patellxhan Divjake dhe ne fund sallator Kavaje.

  8. Edvini ne delir :Po t’mos isha une kryeminister nuk do te vinte vaksina !
    Cila vaksine ?975 cope ? Tre milion Shqiptare,se nje e hoqi per 8 vite,i semuri mendor Edi Rama !
    Po t’mos ishte Rama,Ndragheta zor se do ishte ne Shqiperi
    Po t’mos ishte Rama,Taipit nuk do ti thureshe kenge,nga ca rob atje tutje se po nderon Turqia ne Token tone,falas Spital per vete ?
    Do jete i Turqve o mjerane,u ka falur token dhe çdo gje tjeter,lehtesira pakufinje !
    Po t’mos ishte Edi Rama,asnjehere nuk do rritej siperfaqja e Greqise ne 13000 klm katror !
    Po t’mos ishte Rama,nuk do bente 1klm rruge 20 ml euro !?
    Po t’mos ishte Rama,edvin nuk do te vidhej,grabitej,shperfytyrohej ky vend !
    Po t’mos ishte Rama,i biri i kristaqit nuk do te behej perdhunuesi,drogaxhiu,protektori,hajduti,
    vrasesi,vlere por e kunderta e saj,se ashtu eshte !?
    Ka aq shume gjera qe ka shkerrmoqur ky pinjoll i rregjimit kriminal te eterve sa çdonjerit nga ju qe e mbroni do ju vinte ndot nga vetja,po ju hani e ushqeheni me jashtqitjen e edvinit,prandaj e kaperdini ju funderrina !!!
    Vaksina do te vije…..,nga tre-kater mujori i fundit te vitit,dhe nje kuti sa per t’mos lene lehaqenet e qeverise pa pune do te vije edhe para zgjedhjeve !!!

  9. Dhjetra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale të cilët kanë kërkuar marrjen e masave për të larguar nga strukturat e PD-së ish funksionarë të lartë të komunizmit.

    “Personi qe ka nxjerr kete shkrim quhet Hysen Kica ish i burgosur Politik ,

    Personi qe e ka derguar ne Burg , sot eshte pjese e strukturave te PD ne Diber

    E ka verifikuar Bujar Nishani O shpellkare po nuk u ngope akoma me corben qe gatuan shkullaku i salihut per o ju Qifte india te gjithe femrat e fisit,qe kenaqesi qe ky popull mos ta mare vaksinen,rrace cecenesh te formuar ne bodrumet e vicidolit serbsalihu

  10. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, thotë:

    Buzeqesh Shqiperia vertet prej atyre 975 dozave vaksina por ama vaksina doli skarciteti i rradhes i qeverise skarco Rama!
    Ja pra, Dr. Piperoku i vaksinuar tok me Ramuthin ne stadium sot rezulton i infektuar me Covid-19!

  11. Lulzim Bashën kam ndër mend. Shpresën e madhe për ndryshim në vend.

    Flet sa s’ka, por gjà nuk thotë. I digjet zemra për nji fije autoritet, bërtet shumë mandej e kapin të dridhmet kur ndigjon jehonën e zànit t’vet. Autoritetin që lyp askush nuk ia ep. Asht i gjatë por hiç i naltë. Lakohet, paloset, përdridhet e kacavirret a thue se nuk ka shtyllë. Zellit për pushtet nuk i ndahet si rriqën.

    Për punë kurrkush s’e ka levdue. Rrugën e Kombit e la copa-copa e me nji gropë korrupsioni mà të madhe se 230 miljon Euro. Edhe punën e tramvajës imagjinare ju desht me e lànë përgjysë, e ju përveshë me t’tana forcat themelimit të “Republikës së Re”, por pa u tha boja e parullës, vrulli iu pre përmidis e republika na ra përdhe.

    1. Ne cfare ore ta kane bo vaksinen qe po flet kaq percart? Zakonisht behet paradite vaksina e ty paska filluar te t’i jape efektet shume shpejt. Pipero e pati pas dy javeve, ti e paske brenda dites me sa duket.

  12. LUS QYTETARET KUSH E SHEF KET KRIJES TE TRISHTUAR LAJMRONE KOPSHTIN ZOLOGJIK NE TA QOJ NE KAFAZIN E TRADHTAREVE SHPRBLIMI JA JEP VUQIQI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *