• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit jep masën e sigurisë për sanitaren që i kërkoi 8 milionë lekë familjes së pacientes me COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Sanitarja që u hoq si infermiere, Tire Alldervishi lihet në burg nga Gjykata e Apelit pasi dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me Covid tek spitali Covid 2.

Alldervishi akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”. Kujtojmë që sanitarja 55-vjeçarja, apeloi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë dhe depozitoi përmes avokates së saj kërkesën ku kërkonte ndyshim të masës së sigurisë.

Në kërkesën e saj për zbutjen e masës së sigurisë, Tire Alldervishi u shpreh se ka qenë e prekur prej Covid-it dhe se sipas saj ndodhet ende në atë gjendje.

“Jam rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg”, thuhej në kërkesë.

Prokuroria bën me dije se hetimet janë duke u kryer edhe për veprimtarinë e punonjësve të tjerë të Spitalit, pasi dyshohet se mund të ketë një skemë më të gjerë zhvatjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *