• |
ide | kryesore

I duhen për zgjedhje, Rama shton 700 vende të reja pune në administratë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa vendime nga Këshilli i Ministrave, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë. Sipas vendimit, për vitin që sapo ka nisur, numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim është 705. Në vendim jepen edhe kategoritë. Departamenti i Administratës Publike ngarkohet për zbatimin e vendimit.


VENDIMI I PLOTE


Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;

ç) Për kategorinë ekzekutive 472.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Arte të bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

5 Comments

  1. Lulzim Bashën kam ndër mend. Shpresën e madhe për ndryshim në vend.

    Flet sa s’ka, por gjà nuk thotë. I digjet zemra për nji fije autoritet, bërtet shumë mandej e kapin të dridhmet kur ndigjon jehonën e zànit t’vet. Autoritetin që lyp askush nuk ia ep. Asht i gjatë por hiç i naltë. Lakohet, paloset, përdridhet e kacavirret a thue se nuk ka shtyllë. Zellit për pushtet nuk i ndahet si rriqën.

    Për punë kurrkush s’e ka levdue. Rrugën e Kombit e la copa-copa e me nji gropë korrupsioni mà të madhe se 230 miljon Euro. Edhe punën e tramvajës imagjinare ju desht me e lànë përgjysë, e ju përveshë me t’tana forcat themelimit të “Republikës së Re”, por pa u tha boja e parullës, vrulli iu pre përmidis e republika na ra përdhe.

    1. Ore mire Luli e la rrugen e kombit me copa, po ky robqiri ca cope ka bere keto 8 vjet si KM aman?

      Ah po, ne 3D ai ja fut dhe kryeministrave te vendeve skandinave. Hej, mer avionin e ulu ne aeroportin e Vlores, Kukesit, Sarandes se ka kohe qe jane vene ne pune.

      E paske kap nje vend pune nga kjo hapja 700 vendeshe o qerrata.

  2. Paska bere investim, ka ngritur uzinen e prodhimit te votave me kete numur te punesuarish qe do paguhen nga taksat e popullit. Kur kane qene kaqe te nevojshem perse nuk u hapen vite e muaj me pare por tashti ne muajt e fundit te pushtetit te ketij mafiozi, apo mafiozeve rilindas. Kjo eshte shkelje ligjore sipas komisionit te zgjedhjve qe ka ndaluar cdo aktivitet shteteror e qeveritar qe cenon interesat e njerezve per voten e lire.Asnjeri nuk duhet ta pranoje oferten sepse ne te kundert do detyrohen te shpagojne ato qe do marrin nga rilindasit, mbasi thjeshte fare, kjo eshte te vjedhesh buxhetin, qe dihet se si eshte, e dihet fare qarte se eshte ne sherbim te votes per qelbesirat rilindase.Ky lloi manovrimi i qenit te ngordhur, eshte i dale boje per momentin e kohen qe jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu