• |
ide | kryesore

Investigimi i BIRN/ As Pandeli Majko nuk e justifikon dot pasurinë e 2 viteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pandeli Majko ka një karrierë të gjatë politike në Shqipëri, i zgjedhur dy herë si kryeministër dhe për 6 legjislatura si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, Majko u zgjodh ministër Shteti për Diasporën pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Pandeli Majko ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992 si dhe ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1994-2000.

Karriera politike e Pandeli Majkos nisi si kryetar i FRESSH në vitet 1992-1995. Ai ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si dhe dy herë postin e ministrit të Mbrojtjes gjatë qeverisjes socialiste.

Z.Majko ka qenë gjithashtu kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit Pandeli Majko nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Pandeli Majko deklaronte pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria ka shënuar rritje me 3 herë, duke kapur vlerën e 19.8 milionë lekëve.

Majko zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 15.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.3 milionë lekësh, kursime në cash prej 950 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 46.4 milionë lekë, nga të cilat 56% kanë si burim pagën e Z. Majko dhe gati 4% pagën e bashkëshortes. Të ardhurat nga dhënia me qira e një apartamenti përbëjnë 36% të totalit, ndërsa 3% të tjera janë siguruar nga shitja e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Në vitin 2005, Z. Majko deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 6 mijë USD si dhe pagesën vjetore të kësteve të një kredie prej rreth 829 mijë lekësh, pa pasur asnjë të ardhur personale apo familjare për vitin, duke rezultuar me burime të pamjaftueshme financiare prej 1.4 milionë lekësh.

Z.Majko rezulton me burime të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e pasurisë edhe në vitin 2008, kur deklaron një kontratë sipërmarrjeje për blerjen e një apartamenti me çmim 129 mijë euro. Në vitet në vazhdim, deklaruesi jep të dhëna kontradiktore për këstet e paguara dhe detyrimet për apartamentin, të cilat nuk përputhen as në vlerë dhe as në kronologji.

Psh, në vitin 2010, Z. Majko deklaron se kontrata e apartamentit përbëhet nga kësti i parë prej 39,400 euro, kësti i dytë prej 40,000 euro dhe kësti i tretë prej 8000 euro. Në vitin 2011, ai deklaron se ka mbetur si detyrim kësti i tretë prej 16,630 euro, ndërsa në vitin 2012 deklaron se nuk është paguar kësti i tretë prej 42,000 euro.

Përfundimisht në vitin 2018, ai deklaron se kësti i papaguar është 21,600 euro. Bazuar në këto deklarime, Z. Majko rezulton me diferencë negative në vitin 2008 për shtesën e asetit në vlerën e 8.4 milionë lekëve. /BIRN



11 Comments

  1. Gjykates dhe prokurore i ka hequr vetingu per shume me pak se kaq. Po t’u beka veting per politikanet ne mbetkemi pa ta. Paska patur te drejte Rama kur nuk e pranoi vetingun ne politike. Keta nuk e kalojne vetingun me deklaratat qe kane bere vete, merreni me mend se cfare do dilte po te behej nje hetim i thelluar

  2. Ky , ashtu si shume te tjere rreth tij ka hyre direkt e ne qylin politik pa e djersitur ballin kurre ne

    asnje lloj pune te dobishme, pa e vrare mendjen kurre se nga vijne e sa mund e djerse duhet qe

    ai dhe te tjere si ai tu rrine duart e fytyrat e lemuara, barku , garderoba e xhepat plot, se kush

    paguan per ato koltuqen qe ndrron , per ato zyrat ku vegjeton prej 30 vjetesh.

    Me kujtohet kur debatohej ligji per futjen ne burg te debitoreve te energjise elektrike dhe me

    te cilin u mbushen burgjet me fukarej e disa shkuan djejt vetvrasjes per 30 mije leke te vjetra,

    se si ky shoku ishte me agresivi pas KM-se. Burg, burg bertiste duke harruar se ata fakire kishin

    ndertuar hidrocentralet dhe shtapine ku jetonte dhe i i paguanin ketij depudetllekun qe te miratonte

    ligje per ti futur ne burg. Ata qe kishin mbi 100 m uje te liqenit te fierzes siper tokes e shtepise se

    vet si kurban qe te ngrihej hidrocentrali, ata ishin debitore sepse s\kishin me se te paguanin dhe

    “meritonin” burgun sipas shokut Majko , kurse Majko qe kishte pare hidrocentralet nga TV nuk ishte

    debitore sepse faturat ia paguaninn ata fakiret debitor sepse ky ishte i lindur per minister, kryeminister

    per depudet e per cfardolloj gjeje por jo per pune. E megjithate ky eshte me i miri ne mes te keqinjeve

    me pakorruptuari ne mes te korruptuarve, me shpirtbardhi ne mes shpirtzinjeve qe na udheheqin.

    1. Qe ky eshte rob qelbesire nuk i heq nje presje..Sa i perket atyre qe u jane marre shtepite per te ndertuar hidrocentralin, pas 50 vitesh duhet te paguajne sepse edhe hidrocentrali dhe shtepite e reja qe u jane bere jane paguar nga ne fakiret e tjere qe prinderit u jane ropatur neper ato humbetira per vite me rradhe. Jam me ty qe nuk mund qe Shqiperia te kete cmimin e e nergjise nga me te lartet ne rrajon e te denoje me burg mospaguesit..Sherbimet sociale duhet te nderhyjne per te vobektet (jo per ata qe kane vila nga 4-500 m2) e te zbusin veshtiresite..Keshi u nginj me parate tona e merr me qera pallate te tera militantesh..

  3. Karandashi meret me nje apartament te Majkos, e pagoi kredine apo jo, ku i gjeti parate duke i llogaritur edhe qindarkat ne nje kohe kur Ilir kokshqopa vetem ne njeren nga vilat ka 12 banjo. Nese llogarit vetem vleren e tyre rezulton qe 12 banjot kostojne me shume se gjithe vlera e shtepise Majkos.
    Po Sali Gerdec Karaxhici, po Lul Shalngjit Mjekerpidhi, nga sa vila kane dhe sa eshte vlera e tyre?

  4. As Pandi e?
    Te ky kishim besim, se eshte njeri i qeshur….
    Te kujton madje ‘Njeriun qe qesh’ te Hygose….

  5. shikoni mire grafikun o militante .nga 2007 deri tashti pasuria po tguaj seshe ritur fre.
    Shikoni .lexoni pastaj akuzoni jo direkt nw thes vetem duke pare teksin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *