• |
ide | kryesore

Kreu i OBSH kritikon qasjen ndaj shpërndarjes së vaksinës: “Premtimi i një aksesi të barabartë është në rrezik serioz”

-Instant, Lajme, Planet



Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka akuzuar vendet e pasura se po përpiqen të “zënë radhën” në shpërndarjen e vaksinave.

Ghebreyesus u shpreh po ashtu se shpërndarja e drejtë e vaksinave në të gjithë botën është një domosdoshmëri morale dhe thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë. Tedros tha në një sesion të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës të mërkurën se “premtimi i një aksesi të barabartë është në rrezik serioz”.

“Një qasje e tillë lë më të varfrin dhe më të prekurin në botë në rrezik,” tha kreu i OBSH , ndërsa shtoi se mund të jetë vetë-shkatërrues.

“Shumë vende kanë blerë më shumë vaksina sesa nevojiten. Tani përballemi me rrezikun e vërtetë që edhe kur vaksinat u sjellin shpresë atyre në vendet e pasura, shumë në botë mund të lihen pas,” shtoi Tedros.

Tedros tha po ashtu që programi COVAX i OBSH-së kishtOBe siguruar kontrata për dy miliardë doza nga pesë prodhues këtë vit dhe ka mundësi për një miliard doza të tjera të bëhen në vitin e ardhshëm.

“Dorëzimet e para të dozave të blera përmes programit duhet të bëhen muajin tjetër,” shtoi kreu i OBSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *