• |
ide | kryesore

Luanin lojëra fati, policia arreston pronarin e lokalit dhe 5 shtetas të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një rast i organizimit të lojërave të fatit është goditur nga Komisariati i Policisë Nr.4.

Policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku zhvillohej ky aktivitet i kundraligjshëm si dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, është evidentuar një rast i zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 39 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular, dy aparatura që i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara dhe një sasi valute e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. K., 31 vjeç dhe H. A., 23 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Y. D., 51 vjeç, L. Dh., 51 vjeç dhe Q. M., 24 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *