• |
ide | kryesore

Marion Mitro jep dëshminë për atentatin, tregon si veproi pasi u qëllua dy herë me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë marrjes në pyetje nga policia, anëtari i bandës së Julian Sinanajt, Marion Mitro ka deklaruar se ka qenë duke ecur me kurriz dhe se ka parë autorin që e ka qëlluar. Ai tregon se çfarë veprimi ka bërë për të bindur autorët se ka vdekur.

“S’kam patur asnjë konflikt dhe nuk di për cilat motive jam qëlluar”, mësohet të jetë shprehur Mitro.

Ndaj Mitros është qëlluar dy herë, ai ka qëndruar disa minuta në tokë pa lëvizur derisa janë larguar atentatorët duke shpëtuar jetën, raportoi Fax News. Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Sipas policisë nuk ka arritur të gjejë kamera me fushëpamje nga vendi i ngjarjes çka mund të ndihmonte në ndërtimin e një identikiti të autorëve.

Pamje filmike janë mbledhur nga bizneset ku mendohet se autorët të kenë kaluar për tu larguar, por ende asnjë zbulim i identitetit të autorëve. Makina e autotëve u gjet e braktisur pranë “Bishtit të Malit” në Selenicë.

Atentati ndaj Mitros dyshohet i porositur, pista mbetet e shkuara e Mitros.  Mitro aktualisht në spital nën monitorimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *